Obama për Michelle në Ditën e Nënës: Një urim që përforcon një martesë të fortë

12 Maj 2025, 12:02Lifestyle TEMA

Barack Obama ka hedhur poshtë zërat për një ndarje me bashkëshorten e tij Michelle, përmes një urimi të ndjerë në Ditën e Nënës, duke e cilësuar atë si një figurë të jashtëzakonshme në jetën e familjes.

“Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha nënat dhe figurat amësore të jashtëzakonshme!”, shkroi ish-presidenti amerikan në rrjetin social X të dielën, bashkë me një foto të Michelle-s me vajzat e tyre, Malia dhe Sasha. “Michelle Obama, unë dhe vajzat jemi me shumë fat që të kemi në jetën tonë. Të duam.”

Ky postim vjen pas spekulimeve që qarkulluan kohët e fundit rreth martesës së çiftit Obama, sidomos pas mungesës së Michelle në disa ngjarje publike të profilit të lartë, si ceremonia mortore e Presidentit Jimmy Carter dhe inaugurimi i dytë i Donald Trump.

Në një intervistë të fundit, Michelle sqaroi se vendimet e saj për të mos marrë pjesë në disa aktivitete publike janë personale dhe nuk kanë të bëjnë me marrëdhënien martesore. “Njerëzit duhet të kuptojnë se ndonjëherë bëj atë që është më e mira për mua,” tha ajo gjatë podcast-it “Diary of a CEO”.

Me këtë mesazh publik dhe të ngrohtë, Barack Obama duket se i ka dhënë fund thashethemeve, duke rikujtuar për të gjithë se dashuria dhe uniteti mbeten të forta në familjen Obama.

Obama për Michelle në Ditën e Nënës: Një urim

Lini një Përgjigje