Georgina Rodriguez ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video nga shtëpia që ndan me Cristiano Ronaldon, duke treguar rinovimin e bërë së fundmi.
Në video shfaqet dhoma e ndenjes dhe ajo e ngrënies, të transformuara plotësisht. Hapësira karakterizohet nga mure të bardha, dysheme druri të çelët dhe mobilje moderne të përzgjedhura me kujdes. Vëmendjen e merr një tavolinë mermeri dhe një divan elegant gri, zbukuruar me jastëkë Hermes.
Dekori është një kombinim mes stilit nordik dhe modern, që krijon një ambient të ngrohtë dhe elegant. Videoja ka marrë shumë reagime në rrjete sociale, duke u bërë shpejt virale.
Disa media kanë spekuluar se apartamenti mund të ndodhet në Madeira, vendlindja e Ronaldos, megjithëse kjo nuk është konfirmuar.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje