
Hugh Laurie, aktori britanik që u bë një ikonë globale me rolin e tij në serialin “Dr. House”, është kapur nga paparacët gjatë një shëtitjeje të qetë në park. Fotot, që janë bërë virale në rrjete sociale, tregojnë një Laurie thuajse të panjohshëm, me mjekër të gjatë dhe të thinjur, veshur me një kapele leshi dhe duke ecur pranë qenit të tij besnik.
Pas një kohe të gjatë larg syrit të publikut, shfaqja e tij ka ngjallur interes të madh, sidomos për ata që e kujtojnë nga ditët e lavdisë televizive dy dekada më parë. Laurie është shfaqur rrallë në evente publike, duke preferuar një jetë private, larg zhurmës së famës.
Edhe pse i tërhequr nga skena kryesore, ai ka vazhduar të jetë aktiv në projekte më të vogla e më të përzgjedhura, si serialet “Tehran” dhe “All the Light We Cannot See”. Aktori ka filluar karrierën në vitet ’70 dhe është një nga emrat më të respektuar të ekranit britanik.
Në jetën personale, Laurie është i martuar që prej vitit 1989 me Jo Green dhe çifti ka tre fëmijë: Rebecca, Charles dhe William. Edhe kjo pjesë e jetës së tij mbahet larg syve të medias.
Për shumë fansa, ai do të mbetet gjithmonë Dr. House – mjeku brilant, i ftohtë dhe i drejtpërdrejtë, që sfidoi çdo konvencë mjekësore dhe solli një risi në botën e serialeve televizive gjatë viteve 2004-2012.

Lini një Përgjigje