Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila ndodhet në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Kreshnik Gjergji, është bërë pjesë e një debati të madh në rrjet pas një postimi që tërhoqi shumë vëmendje.
Çifti ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet një karrocë për bebe e markës “Lamborghini”, e cila sipas raportimeve kushton mbi 4,000 euro. Edhe pse fëmija nuk ka ardhur ende në jetë, Dafina dhe Kreshniku duket se po përgatiten në stilin më luksoz të mundshëm për ardhjen e tij.
Në rrjetet sociale, komente të shumta shpërthyen menjëherë pas publikimit të pamjeve të karrocës. Shumë ndjekës e panë këtë si një blerje të tepruar dhe një mënyrë për të ekspozuar pasurinë.
“Karrocë për fëmijë Lambo është e ekzagjeruar. Nuk do të thotë që duhet të shpenzosh çdo qindarkë që ke vetëm sepse mundesh,” shkroi një komentues në Instagram.
Një tjetër ndjekës shtoi: “Mendjemadhësia është e rrezikshme kur fillon të eklipsojë ndjeshmërinë. Ka familje që mezi përballojnë një karrocë normale.”
Bashkëshorti i Dafinës, Kreshniku, vendosi të reagojë ndaj kritikave duke i quajtur disa prej komenteve hipokrite dhe duke mbrojtur zgjedhjen e tyre.
“Ejani ju adoptoj për nga një Golf 2 të kuq,” ironizoi ai, duke iu përgjigjur komentuesve që u shprehën kundër karrocës luksoze.
Ky veprim ka hapur një diskutim më të gjerë mbi mënyrën si personazhet publikë zgjedhin të përgatiten për fëmijët dhe nëse duhet të tregojnë çdo detaj luksoz në rrjet. Ndonëse për disa kjo është thjesht një zgjedhje personale, të tjerë e shohin si një provokim në kohë të vështira për shumë familje.
Nga cfare katundi azie vijne keta me kete gjuhe te bastarduar, qe duket sikur flasin nga bytha dhe jo nga goja. Por gazeta cfare dreqin ben, qe toksikon faqen e saj me kete menyre jashteqitje.
Para të fituara me pidh e byth!
Edhe femija kur te rritet ate do mbaje mend, karrocen Lambo dhe cicat e mamase. Cfare mentalitet jevgu, per Zotin. Ato leke qe prishen tani per karrocen, do hynin me mire ne pune nese i investoni per arsimin e femijes kur te rritet. Nuk i hyjne askujt ne pune gjerat personale, por kur i publikon ato nuk jane me personale, i publikon qe te marresh Like dhe komente.