Vendim historik nga Gjykata e Lartë në Britani: Gruaja përcaktohet sipas seksit biologjik

17 Prill 2025, 10:02Lifestyle TEMA
Vendim historik nga Gjykata e Lartë në Britani: Gruaja

Në një vendim historik të dhënë këtë të mërkurë, Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur se për qëllime ligjore, termi “grua” përcaktohet vetëm mbi bazën e seksit biologjik. Vendimi erdhi pas një beteje shumëvjeçare ligjore të nisur nga grupi For Women Scotland, i cili kundërshtoi përfshirjen e personave transgjinorë në kuotat gjinore për bordet publike në Skoci.

Gjykata mbajti anën e grupit të aktivistëve, duke theksuar se Ligji për Barazi duhet të interpretohet në përputhje me përkufizimin biologjik të gjinisë. Gjykatësi Lord Hadge nënvizoi se vendimi nuk duhet parë si fitore ndaj komunitetit transgjinor, pasi ata vazhdojnë të gëzojnë mbrojtje kundër diskriminimit sipas ligjit.

Çështja nisi në vitin 2018, kur Parlamenti Skocez miratoi një projektligj për barazi gjinore në bordet e sektorit publik. Aktivistët e For Women Scotland argumentuan se përfshirja e grave transgjinore në kuota bie ndesh me qëllimin e ligjit dhe dëmton barazinë e lindur bazuar në seksin biologjik.

Pas shpalljes së vendimit, anëtarët e grupit shfaqën emocion dhe përqafime, duke e quajtur vendimin një moment të rëndësishëm për të drejtat e grave të lindura femra.

1 Komente

  1. E
    EmigrANTI

    Bravo , me ne fund JUSTICE!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje