Skandal në Itali, prifti katolik arrestohet për abuzim seksual me të mitur

16 Prill 2025, 17:45Lifestyle TEMA
Skandal në Itali, prifti katolik arrestohet për abuzim seksual me

Hijet e skandalit të abuzimit me të mitur nga priftërinjtë janë rikthyer në Itali. Në Breshia, një prift 48-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me fëmijë të mitur që kanë marrë pjesë në aktivitetet e tij të famullisë nga viti 2013 deri në vitin 2014.

Prifti katolik Ciro Panigara, u vendos sot në arrest shtëpiak me akuzën e abuzimit seksual të të miturve.

Hetimet për të nisën vitin e kaluar, pas një ankese nga një adoleshent i cili "iu hap" një mësuesi të ri.

Peshkopi vendas kishte vendosur të largonte priftin nga famullia e tij janarin e kaluar, pak pasi nisën hetimet.

“Për të gjithë ne, mbrojtja e bashkëqytetarëve tanë është gjithmonë e para”, tha peshkopi katolik i rajonit, Pierantonio Tremolada.

Siç shkruan gazeta Corriere della Sera, "besimtarët e zonës së San Paolos, ku shërbeu At Ciro Panigara, kanë mbetur të shtangur dhe të tronditur nga e gjithë kjo histori". 

3 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Keta plehra gjithmone shkarkohen nga detyra dhe kaq nuk kemi degjuar te bejne burg.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jeta eshte e shkurter prandaj mos shani njeri tjet

      Pune sufllaqesh.Ku jeni tani te hani mut me goje.Sepse edhe prifti edhe Hoxha Jane dy personazh qe te dy ti qiiiishh ne bythe.Feja eshte e njejte si per Islam,Orthodox Dhe Catholic.Te gjithe fete besojne ne te njejtin Zot.Sepse eshte Vetem nji Zot,Nje Jete,Nji Diell,Nje Hene……

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kujdes fëmijët

        Të shkretët fëmijë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje