
Fotoja e një palestinezi 9-vjeçar, i cili humbi të dy krahët teksa përpiqej t'i shpëtonte një sulmi izraelit në Gaza, është vlerësuar me çmimin e parë nga “World Press Photo 2025”.
Fotoja i përket fotografes palestineze Samar Elouf dhe është realizuar për New York Times. Bëhet fjalë për një portret të Mahmoud Azour, i cili u dërgua në një spital në Doha pasi shpërthimi i fortë bëri që t'i amputoheshin krahët.
“Një nga gjërat më të vështira, siç më shpjegoi nëna e Mahmoud-it, është se kur ai kuptoi se i ishin prerë duart, gjëja e parë që i tha asaj ishte: “Si do të të përqafoj?” tha Samar Elouf.
Fotografja është me origjinë nga Gaza dhe vazhdimisht fotografon portrete të palestinezëve të plagosur rëndë nga lufta, të cilët janë vendosur në Doha.
"Është një fotografi e heshtur, por flet me zë të lartë. Ajo tregon historinë e një djali, por edhe të një lufte të madhe që do të shënojë brezat e ardhshëm," tha Zoumana El Zein Khoury, drejtore ekzekutive e World Press Photo.
Juria vlerësoi realizmin e fotografisë, ndriçimin, subjektin, si dhe apelin në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e Mahmud.
Ky i fundit po mëson të përdorë telefonin, të shkruajë dhe të hapë dyert me këmbët e tij, duke u përshtatur me jetën e tij të re.
“Mahmoud ka një ëndërr shumë të thjeshtë: ai dëshiron të vendosë proteza dhe të jetojë një jetë si çdo fëmijë tjetër”, shkruan organizatorët e World Press Photo në një deklaratë.
Nëse ëndrra e tij realizohet, Mahmoud do të mundet të përqafojë sërish nënën e tij.
Çfarë është World Press Photo?
World Press Photo është një nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare që merret me foto-reportazhin. Kjo organizatë është e njohur, mes të tjerash, për konkursin vjetor ndërkombëtar të fotolajmeve, ku fotografia që pasqyron më së miri ngjarjet e viti, si dhe me më ndikim, vlerësohet me çmimin “Fotografia e Vitit”.

Per mua eshte fotomontazh. Dy krahet e keputur pa pasur shenja te tjera eshte çudi. E supozojme ishte viktime e nje bombe si ka mundesi vec dy kraheve asnje tjeter , supozojme me goditje plumbi mori nje plumbe i iku nje krahe po tjetri ? . Vetem nese eshte kapur i gjalle dhe i kane prête dy krahet me sopat se shpjegim tjeter 'uk ka , eshte foto propogande.
Ke degjuar besoj qe po behet lufte, e po vrasin njerez, ne Gaza... apo nuk te ka ardhur lajmi? Njerezit qe vriten e gjymtohen jane njerez ore njerez, si ky djali ne kete lajm. Apo ke hallin mos ka fituar pa te drejte kjo fotografja? OOO KAFSHE Bota po rreshket me ritme te shpejta drejte idiokracise
Ah Katunarët shqiptar,edhe kur e shifni gruan sipër dashnorit. Thoni po e përdhunon ai gruan time. Po si more IDIOT,PEDERAST, të fitojë cmim botëror dhe të mos verifikohet!!!!! Aty shkruan dhe se ku spital ka shkuar.......
Qenke shume bole. Mire qe je idiot (bole) qe nuk merr vesh nga fotografia, por edhe sikur te ishte ashtu, a nuk mund te shkruaje diçka per ata femije qe kane vdekur, apo edhe ata kane vdekur te montuar?! Po qenke nje kokërr boleje... Po s'rrije dot pa shkruar o bole?! Pu, pu, pu sa bole... Po kaq bole je?!
Fëmijët janë absolutisht të pafajshëm! Kush vret fëmijë nuk e meriton të ekzistoj. Fëmijët palestinezë janë më të rëndësishëm se ekzistenca e Izraelit. Gjithashtu fëmijët izraelitë janë më të rëndësishëm se ekzistenca e Palestinës.