
Lima Payne është përcjellë sot për në banesën e fundit. Ceremonisë së funeralit i janë bashkuar, familjarët, miqtë e ngushtë dhe ish-shokët e grupit të One Direction. E dashura e Payne, Kate Cassidy dhe këngëtarët e Girls Aloud, Nicola Roberts dhe Kimberley Walsh, ishin po ashtu në ceremoni. Të veshura me pallto të zeza dhe syze dielli, ato ishin ndër të parët që erdhën në funeral.
Ish-shokët e grupit të Payne, Harry Styles , Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik ishin gjithashtu të pranishëm, së bashku me aktorin James Corden dhe drejtuesin e Radio BBC, Scott Mills. Dhjetëra vendas dhe fansa janë mbledhur gjithashtu jashtë kishës për t'i bërë nderimet e fundit këngëtarit britanik, i cili vdiq në moshën 31-vjeçare pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë të dhomës së tij të hotelit më 16 tetor. Malik, Horan, Tomlinson dhe Styles thanë se ndiheshin shumë keq nga vdekja e tij, por kujtimet që kanë me të do të mbesin përgjithmonë.
Për vite të tëra, Payne ishte një nga emrat më të mëdhenj të pop-it, pasi u bë i famshëm me shokët e tij të grupit One Direction pas formimit në The X Factor në vitin 2010. Gjatë karrierës së tyre pesëvjeçare, ata shitën 70 milionë disqe dhe arritën katër këngë numër 1 dhe katër albume nr 1
Lini një Përgjigje