Genard Hajdini dhe motra e tij, Sonida, janë shtruar sërish në Qendrën e Shëndetit Mendor pranë QSUT, pas shfaqjes së sjelljeve shqetësuese në rrjetet sociale.
Ky është episodi i dytë brenda pak javësh që vëlla e motër kërkojnë trajtim psikiatrik, duke rikthyer në vëmendje rëndësinë e ndërhyrjes së hershme në raste të tilla.
Një ditë më parë, Genardi publikoi në rrjetet sociale pamje të papërshtatshme të motrës së tij, thuajse nudo, një veprim që tërhoqi vëmendjen e shërbimeve sociale dhe ngriti shqetësime për rreziqet e sjelljeve impulsive online.
Gjatë një transmetimi “live” nga ambientet e spitalit, 49-vjeçari ka shprehur konfuzion dhe pakënaqësi për situatën e tyre.
“Shiko ku jam te psikiatria, na futën prapë edhe mua edhe Sonidën. Futën Sonidën më tepër të kuronin atë, por edhe më këtë rast më thanë të kujtojmë edhe ty. Çfarë halli kam unë, unë jam më rregull vetëm se i mëshoj ‘Instagramit’.
Çfarë do bëjmë tani, do bëjmë ndonjë xhingë e, do bëjmë gallatë hajde hajde psikiatri, na është bërë si Tiranë-Durrës, çdo 2-3 javë në psikiatri, shprehet ai.
Dy personazhe idiote….
Keta, vella e moter, jane farkeq. Kurse ti je copa e ligesise dhe idiotit te lindur.