Fotot/ Kryeson toplistat, Bebe Rexha feston me poza “hot” dhe plot vetëbesim

26 Mars 2026, 11:56Lifestyle TEMA
Fotot/ Kryeson toplistat, Bebe Rexha feston me poza “hot” dhe plot

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e fansave me disa foto të reja në rrjetet sociale, ku shfaqet me bikini të zeza, duke reflektuar vetëbesim dhe stil veror. Postimet janë shoqëruar me këngën e saj më të fundit, e cila po shënon sukses të jashtëzakonshëm, duke arritur në krye të klasifikimeve në Britani.

Përveç fotove, artistja ka ndarë edhe një video në Insta Story, ku shfaqet po ashtu me bikini dhe flet hapur për trupin e saj. “E di që doni muskuj barku, por unë kam vetëm bark,” dëgjohet të thotë ajo me humor, duke treguar se është plotësisht e rehatshme me veten dhe pa komplekse për pamjen e saj.

Ky mesazh i sinqertë është vlerësuar nga fansat, të cilët e kanë përgëzuar për autenticitetin dhe pozitivitetin ndaj trupit. Ndërkohë, kënga e saj e re vazhdon të dëgjohet masivisht, duke u kthyer në një hit të padiskutueshëm dhe duke dominuar klasifikimet muzikore britanike./E.K

Lini një Përgjigje