Ish-modelja hap arkivat, ja si dukej në vitet 2000' kur u shpall 'Miss' Kosova

25 Mars 2026, 14:00Lifestyle TEMA
Ish-modelja hap arkivat, ja si dukej në vitet 2000' kur u shpall

Ish-modelja e njohur shqiptare Drenusha Latifika rikthyer ndjekësit e saj pas në kohë, duke hapur “arkivat” personale me fotografi të rralla nga fillimet e karrierës.

Përmes disa postimeve në Instagram Story, ajo ka ndarë imazhe nga vitet 2002 dhe 2003, periudhë kur po shkëlqente në skenat e modelingut dhe spektakleve të bukurisë.

Në një nga fotografitë, Drenusha shfaqet elegante me një fustan me vija, ndërsa e ka shoqëruar me mbishkrimin “Miss Kosova 2002”, duke rikujtuar një nga momentet kyçe të karrierës së saj.

Një tjetër portret i publikuar, i realizuar gjatë një sesioni fotografik të vitit 2003, thekson tiparet e saj dhe sharmin natyral që e karakterizonte që në hapat e parë në modeling.

Vëmendje të veçantë morën edhe kujtimet nga përfaqësimi i saj në arenën ndërkombëtare, ku ajo mori pjesë në Miss Tourism International në vitin 2002.

Në një prej imazheve, modelja shfaqet duke pozuar krenare me shiritin e “Kosovës”, me në sfond kullat ikonike Petronas Twin Towers në Kuala Lumpur.

Këto imazhe kanë sjellë nostalgji për publikun, ndërsa rikonfirmojnë Drenusha Latifi si një nga vajzat më të bukura që ka përfaqësuar Kosovën në skenat ndërkombëtare.

2 Komente

  1. E
    Edlira

    Shume grua e bukur vazhdon te jete... Kosova ka femra shume te bukura,te gjata dhe me fizik te bukur! Tek ne...te shkurtra ne pergjithesi dhe rralle here vertet te bukura(pa permendur "klasin" si kriter).

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nasi

      Interesant si nuk i ka ofruar Ledioni per banore ne BBRryp 5 Albania ,apo nuk i ploteson kriteret qe ka ai.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje