Këngëtari i njohur i del në mbrojtje publikisht P Diddy-t: Ai u keqinterpretua nga publiku

25 Mars 2026, 13:16Lifestyle TEMA
Këngëtari i njohur i del në mbrojtje publikisht P Diddy-t: Ai u

Këngëtari amerikan Usher ka ndarë së fundmi pikëpamjet e tij mbi marrëdhënien me reperin dhe producentin P Diddy, duke theksuar respektin e madh që vazhdon të ketë për të, pavarësisht polemikave që e rrethojnë këtë të fundit.

Në një intervistë për “The Enterprise Zone” të Forbes, Usher foli hapur për eksperiencën personale me Diddy-n, duke sugjeruar se perceptimi publik nuk përputhet gjithmonë me realitetin individual. Gjatë bisedës, prezantuesi vuri në dukje se artisti ka arritur të shmangë shumë negativitet, edhe pse emri i tij është përmendur në kontekstin e çështjes së Diddy-t.

“Nuk mund ta injorojmë realitetin. Në shumë mënyra, mendoj se disa njerëz persekutohen dhe ndoshta nuk pranohen. Nuk kam asgjë për të thënë për P Diddy-n sepse përvoja ime nuk është ajo që pa bota, sepse ai u keqinterpretua”, deklaroi ai.

Usher gjithashtu vlerësoi ndikimin e madh të Diddy-t në industrinë e muzikës dhe kulturës pop, duke nënvizuar trashëgiminë që ai ka ndërtuar ndër vite.

“Shumë njerëz përfituan nga ajo që ai krijoi. Kjo është arsyeja pse e shoh atë si një trashëgimi”, tha ai.

Më tej, ai e përshkroi Diddy-n si një mentor të rëndësishëm në jetën e tij profesionale, duke e krahasuar me një mësues të rreptë, por të vlefshëm.

“E respektoj emrin e tij sepse kuptova se ajo që mësova përmes biznesit erdhi si rezultat i gjërave të jashtëzakonshme që isha në gjendje të bëja dhe mënyrës se si e pozicionova veten si biznesmen”, tha Usher.

Ndërkohë, kujtohet se P Diddy pritet të dalë më 25 prill 2028.

3 Komente

  1. A
    Asgjē nuk lihet pēr nē botēn tjetēr

    Kēngētarēt, futbollistēt, politikanēt, biznesmenēt, sot po ju del historiku tyre ndēr vite ku disa pēr substanca illicite ,disa pēr afera seksuale, pēr dhunē, mashtrim et etj. Ndaj kjo penalizon personin pēr tē cilin bēhet fjal duke shumēzuar karierēn e tij me zero.Rasti Majkēll Xhakson

    Përgjigjjuni
    1. A
      As

      Po ik mbushu dhe ti.,. si guxon e flet.... aty deshmuan viktimat dhe jane provat ne gjykate doli ky te na mesoje keqkuptimin...

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ?

        Jevgu jevgun do mbroje

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje