Këngë patriotike dhe shqiponja dykrenare me duar, publikohet video e 4 shqiptarëve që u arrestuan në Serbi

25 Mars 2026, 16:28Lifestyle TEMA
Këngë patriotike dhe shqiponja dykrenare me duar, publikohet video e 4

Katër shqiptarë u arrestuan një ditë më parë në Serbi, pasi publikuan video duke përdorur simbolet kuqezi.

Videoja është shpërndarë në rrjet, ku të katërt shqiptarët këndonin këngë shqip dhe bënin me duar shqiponjën dy krenare.

Ngjarja ka ndodhur të martën dhe është konfirmuar nga ministria e brendshme e Serbisë nëpërmjet një komunikate për shtyp. Shtetasit shqiptarë janë arrestuar pasi kanë shfaqur simbole kombëtare shqiptare gjatë qëndrimit të tyre në territorin e Serbisë.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se ndaj tyre rëndon akuza për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”, një vepër penale e parashikuar në legjislacionin serb.

Në komunikatën e ministrisë së brendshme thuhet gjithashtu se një prej të ndaluarve kishte publikuar një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet duke udhëtuar me një automjet tip “Audi” së bashku me tre personat e tjerë. Në pamjet e shpërndara në Facebook, ata lëvizin në një autostradë në Serbi, ndërsa mbajnë veshur bluza me simbole kombëtare shqiptare dhe referenca ndaj asaj që njihet si “Shqipëria Etnike”.

16 Komente

  1. p
    patrioti

    turp per serbine dhe cfare ben shteti shqiptar

    Përgjigjjuni
    1. c
      cop injorantesh

      fshatare te qelbur. mos i nxirrni me

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fieraku

        duket se ne Sebi kur te shkojne edhe Turiste nga Gjithe Bota duhet te Thone" Jemi Serbe"..duhet te Veshin Rroba dhe Duhet te bejne Simbole Serbe,,si dhe Duhet te Flasin Serbishte... Te qifsha Rracen e ndyre te Karpateve sepse nga Malet e karpateve kane Zbritur Fiset e shkeputura Ruso.-Serbe,,, 1-Nuk shikoj ASNJE TE KEQE, nese beje Simbolin Kombetare Shqipetare ne Serbia apo Greqi(Shtete Klerikale Raciste).. 2-Pse ne Shqiperi vijne dhe Bejne si te duan te Huajit??Apo ne Shqiperi kemi "Demokraci"?? 3-Ne Gjermani nuk te thote gje njeri ne se veshe Rroba me Simbole Kombetare, apo ke edhe Flamurin Shqipetare ne Makine apo ne Ballkonin e Shtepise....

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbër

          O fieraku kosovar, të thuash në Serbi (dhe ta nxjerrësh në video) "Fuck you, Serbia" nuk është patriotike, as morale, as trimëri, as zgjuarësi . Nëse nuk din anglisht, thuaji dikujt të ta përkthejë. Sa per simbolet me gishta, dhe veshjet, askush nuk do ti shqetësonte.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shkodrani

          Fuck you Serbia! nuk me duket shume patriotike, por gjithsesi edhe ata na urojne vdekjen, na fyejne. Ndryshimi eshte se ne nuk i arrestojme, i leme te shprehen lirshem se na mungon identitet brenda Shqiperise...ama kur dalim jashte Shqiperise, jemi aq patriote sa e dhjesim fare.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironsi

            Ata jane ne makine brenda....ku eshte ketu problemi...nuk kane provokuar askend...jane ,,,,brenda sferes,,,,se tyre private..dhe jo ne publik....kete mund ts benin edhe serbet ne autostraden tone brenda be makinen e tyre...dhe nuk do te kishte asnje arsye per ti arrestuar dhe denuar....more coban Uralesh......

            Përgjigjjuni
            1. R
              Ram

              Plotsisht e sakt. Po ata thon se shqiptar i mir është shqiptari vdekur. Dmth Edi Rama mundohet kot

              Përgjigjjuni
            2. e
              enter""

              4 idiote. I kane arrestuar se do kene bere traplliqe sic ne pergjithesi bejne keta lloj palacosh ne cdo vend qe shkojne.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Agroni me maune

                Nuk arrij te kuptoj udhetojne nepermjet Serbise, perse duhet te therrasesh Fuck you Serbia ne token e tyre, une nuk kam pasur asnje incident ne token e tyre megjithese se ushetoj shpesh nepermjet Serbise, policet jane teper korrekt, te flasin ne menyre shume te kulturuar nqs se i respekton rregullat e tyre, a keto do ta qine Serbine apo Serbia do tia qi nenen ketyre do ta shohim ne ditet ne vijim

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Samuel

                  Keshtu eshte kur Shqiperia qeveriset nga vllehet. Shqiptari arrestohet në dhe të huaj vetem se beri nje xhest simbolik.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Patrioti jo dhe aq i madh

                    Kur e dini se në Serbi ka urrejtje për shqiptarët, pse e kruani!? Nga trima të mëdhenj, në të lidhur me prsnga dhe të gjunjëzuar. ...... Po shkoni mbaroni punë dhe ikni. Sa për patroota me zemë vendin e fundit në Ballkan. Gjuthmonë kemi tradhëtuar vendin dhe kemi luftuar për pushtuesit. Mjaft luftove për të tjerë , o fatkeq, kujto vendin ku ke letë dhe tek heq.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Toni

                      Se kuptoj si i kan kapur kaq shpejt serbet? Kush i shpiunoj? Per me meritu e kan meritu. Ne toke te shkavit duhet pas kujdes

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Keli

                        Është e drejtë ajo që shkruajnë disa komentues. Serbia nuk është vend mik për shqiptarët,prandaj atje kush kalon apo ndodhet këtë duhet t'a mbajë parasysh Nëse i provokon! Pastaj është tjetër punë.... Sa për reagimin e shtetit shqiptar ,nuk e kuptoj çfarë prisni të bëjë shteti! Ti shpall ë luftë Serbisë ? Mirë Kosovës i intereson që t'a paraqisë situatën sikur janë ditë e natë duke pritur agresion serb,po shteti shqiptar ç'hyn këtu? Ata të katërt do paguajnë gjobën dhe do nxirren jashtë vendit,kaq. Pastaj do t'i ftojnë televizionet e Tiranës për "aktin e tyre heroik "në mes të Serbisë,madje do dalë edhe këngë për ata..

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xha Jaho vlonjati

                          Po pse mor trimat e xha Jahos kështu…. Po të na vinin ne serbët këtu, të na tregonin flamurin e tyre, tre gishtat dhe të ulërisnin “ Fuck you Alb…” si do të ndiheshim ne?….

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Ram

                            E than në veturën e tyre. Apo duhet të ruhemi si në kohën e komunizmit

                            Përgjigjjuni
                          2. R
                            Ram

                            Dmth edhe në durres po bëre një gjë të till në veturën tënde do të regjistrohesh në Serbi si kriminel dhe ndalohesh

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje