Pas daljes nga psikiatria, personazhi i njohur i rrjeteve sociale shpërndan sërish imazhe të papërshtatshme të motrës

25 Mars 2026, 15:11Lifestyle TEMA
Pas daljes nga psikiatria, personazhi i njohur i rrjeteve sociale shpërndan

Vetëm pak kohë pas daljes nga një institucion psikiatrik, duket se situata mes vëlla e motër nuk ka ndryshuar. Genard Hajdini, i njohur në rrjetet sociale, është përfshirë sërish në një rast që po shkakton reagime të forta në publik.

Së fundmi, ai ka publikuar një tjetër video problematike, ku shfaqet motra e tij, Sonida, në një gjendje të papërshtatshme. Pamjet kanë ngritur shqetësim të madh tek ndjekësit dhe kanë rikthyer diskutimet mbi gjendjen e tyre dhe nevojën për ndërhyrje të menjëhershme.

Ky rikthim i së njëjtës sjellje vjen pas një episodi të ngjashëm të ndodhur më herët, ku publikimi i materialeve të papërshtatshme çoi në dërgimin e tyre në një institucion psikiatrik. Megjithatë, lirimi i tyre pas pak ditësh duket se nuk ka sjellë përmirësim të situatës.

1 Komente

  1. 9
    95

    Po mire ai qe nuk llogjikon dot nga problemet qe ka, Po juve si gazetare me nje gomar me shkolle kur thote populli, ne vend te ndihmoni ne menyre diskrete njerez ne gjendje te tille, pse u jepni jehone me shume gjerave?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje