Aktorja e famshme “ndez” rrjetin, vjen si modele me poza provokuese në të brendshme

25 Mars 2026, 17:50Lifestyle TEMA
Aktorja e famshme “ndez” rrjetin, vjen si modele me poza provokuese

Aktorja Sydney Sweeney ka tërhequr vëmendjen e fansave me paraqitjen e saj të fundit në një fotosesion promovues për markën e të brendshmeve “Syrn”.

28-vjeçarja është shfaqur me një kostum të bardhë njëpjesësh, tërësisht transparent me dantella, pjesë e koleksionit të ri të brandit të saj. Pamjet janë publikuar në faqen zyrtare të markës në Instagram, duke ofruar edhe momente nga prapaskenat e xhirimeve.

Sweeney, e njohur për rolin në serialin “Euphoria”, ka promovuar vazhdimisht produktet e saj që prej lançimit të markës në janar.

Në fotosesion, aktorja kompleton pamjen me çorape transparente deri në kofshë, grim të plotë dhe flokë biondë të stiluar në valë natyrale.

1 Komente

  1. R
    Rezbat beu

    digjet per kar

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje