Pas një periudhe të vështirë, këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel, ku tregon për përvojën e saj gjatë trajtimit në një spital psikiatrik në Nju Jork.
Në gjendje tejet të mirë shpirtërore dhe fizike, këngëtarja, shfaqet e transformuar dhe jep lajmin e mirë se pas 4 javësh kurim të gjitha analizat i kanë dalë mirë.
“Unë bëra një pushim absolut. Përditë bëja fiskulturë dhe pija ujë, jo raki (qesh). Jam në një gjendje shpirtërore mjaft të mirë. Më dolën shumë mirë të gjitha analizat”, tha ajo.
“Dhuratë engjëllore” e quajti Parashqevia kurimin 4-javor, ndërsa zgjodhi fjalët goditëse të Aristotelit për të shprehur mirënjohjen për Elton Ilirjanin, për të gjithë ndihmën.
“Më vjen ndërmend një thënie madhështore e Aristotelit të famshëm, siç e themi ne në Kavajë troç, ‘Më mirë të kesh një mik, siç kam unë Elton ilirjanin, se sa të kesh një çiflig’. E falënderoj nga zemra personalisht atë dhe nënën e tij”, shtoi artistja e mirënjohur.
Këngëtarja zbuloi se në spital i ka shërbyer edhe një vajzë shqiptare, ndërsa nuk përjashtoi dhe një udhëtim në Tiranë.
“Falënderoj një vajzë shqiptare shumë të talentuar, e cila më bëri si një zonjë grua sot. Shpresoj Zoti na e bën kismet që të vijmë në Tiranë, të bëjmë një natë alla-shqiptarçe”, u shpreh Simaku.
Artistja e njohur shqiptare u shtrua në një spital të Nju Jorkut, për shkak të situatës së rënduar psikologjike, pas videos së bujshme që tronditi shqiptarët në mbarë botën, ku ajo shfaqej në gjendje të mjeruar në një stacion treni në Nju Jork.
Pas ndihmës së dhënë nga biznesmeni Elton Ilirjani, jeta e këngëtares Parashqevi Simaku ka marrë kthesën e fortë, duke iu rikthyer normalitetit.
Ta befte zoti mbare. Ishallah kthehesh ne nje jete normale
Vrej veten Paro, rri urt mos dil shum n xhama se do çahesh apet.
O Ylli I Muzikes Shqiptare. Ju uroj me gjithe deshire e Shpirtit: -Mire se te vini ne Dheun e Memes dhe te Atit Tuaj. Pa , le te lehin injorantet, ambiciozet, batakcinjte dhe sinanet e bushtrat e tjera te tallavase sllavo-greko-turko-turbo folk, qe po shkaterrojne muziken e vertete shqiptare, te mbeshtetur dhe nga shrlatane rrepiste te llojit “nojzi”. “stresi”, “bes kallaku” e kengetare te llojit “shkerdhato-bij kurvash e kurvaresh pa fund”. Hajde o “Yll I Kenges Shqiptare” se ky popull do te dije si te te prese, sic pret “Nana-bijen”. Hajde e Madhja Parashqevi, vet Emri Yt, thote shume.
Te urojme nje jete te mire dhe te qete me plot miq si Iliriani!!! Respekt per zemren e madhe dhe te mire si dhe per ndihmen e madhe qe i jep nje bashkeatdhetareje nga Shqiperia... jo thjeshte me fjale, por me shume vepra!!!