Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në emisionin televiziv “Krejt n’Debat”, ku të ftuar ishin këngëtari Robert Berisha dhe ish-missi Afërdita Paqarada.
Debati nisi rreth menaxhimit të jetës personale dhe imazhit publik, por shpejt kaloi në tone tensionuese kur Paqarada i drejtoi një këshillë Berishës për mënyrën si sillet në publik. Ajo tha se sjellja e tij shpesh perceptohet si ofenduese, çka ndikon edhe në mënyrën se si e trajtojnë mediat.
Por Robert Berisha reagoi ashpër ndaj komenteve të saj, duke thënë:
“S’po du me të ofendu, por moj u bëj e mençur këtu se je femër, se me qenë mashkull ndryshe do kishim folur unë e ti.”
Deklarata e tij u cilësua nga shumë ndjekës si seksiste dhe provokuese. Afërdita Paqarada reagoi menjëherë duke iu kundërpërgjigjur:
“Me qenë mashkull, hajde e shohim… Unë ushtroj kick boks, dalim unë e ti.”
Moderatori ndërhyri për të qetësuar situatën dhe për ta rikthyer debatin në rrjedhë normale. Ndërkohë, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të shumta, ku pjesa më e madhe kanë shprehur mbështetje për qasjen e qetë dhe të vendosur të Paqaradës, ndërsa kanë kritikuar gjuhën e përdorur nga Berisha.
Robert Berisha eshte nje mendjemadh, nje idiot te cilit do te duhej t'ia ndalonin paraqitjet ne TV.
Robert Berisha eshte nje mendjemadh, nje idiot te cilit do te duhej t'ia ndalonin paraqitjet ne TV.
Nje Njeri qe lavdron veten ske kuk prej ti Kti i ka hi vetja nqef jam i Bukur jam Muskuloz hahaha qar Palloshi
kar me zile !
Komplet gomar. I mungon vetem samari