Princ Harry tregon të fshehtat e martesës së Kate Middleton dhe William

16 Dhjetor 2022, 16:43Lifestyle TEMA

Princ Harry tregon të fshehtat e martesës së Kate Middleton dhe

Në maj të vitit 2018, Princ Harry dhe Meghan Markle i dhanë fund beqarisë. Ata u martuan në një ceremoni madhështore me mbi 115 mijë njerëz, të cilët vërshuan rrugëve për të kapur një moment nga kjo ngjarje.


Por mesa duket kjo nuk paska qenë diçka që Duka i Sussex donte me të vërtetë.  Në dokumentarin e tij dhe të Meghan në “Netflix”, “Harry dhe Meghan”, Princi foli për ndjenjat e tij për martesën dhe ishte plotësisht i sinqertë.

“Kishte një pritje. Unë jam djali i Dianës dhe pritej që të bënim një dasmë publike”, tha ai.


Megjithatë, Harry përmendi në dokumentarin e Netflix dasmën e vëllait të tij, Princit William dhe Kate Middleton, e cila u zhvillua në vitin 2011. Sipas tij, misioni u krye me William.

Meghan Markle pranoi se nuk e kishte idenë se çfarë do të pasonte një dasmë publike dhe tha: “E dija se kur të arrinim në Kështjellën Ëindsor do të kishte shumë njerëz që prisnin, ajo që nuk e dija ishte se audienca do të ishte në të dy anët e rrugë. Unë dhe mamaja ime thamë: “Shiko gjithë këta njerëz që janë, çfarë po ndodh?”.

 

4 Komente

  1. D
    Doria

    Kjo eshte nje mashtruese pinokio dhe ky nje idiot qe cfare spo bejne duke shfrytezuar titujt te nxjerrin para Turp per idiotin ! Helbete ska as shkolle vetem titullin princ

    Përgjigjjuni
    1. H
      H.h.

      Mua nuk me duken idiot madje jane te mencur... ata menduan pse te behet shtypi anglez i pasur me historite e tyre, me mire po bejme film vete dhe te ardhurat i zoterojm vete!

      Përgjigjjuni
      1. H
        H.h.

        Mua nuk me duken idiot madje jane te mencur... ata menduan pse te behet shtypi anglez i pasur me historite e tyre, me mire po bejme film vete dhe te ardhurat i zoterojm vete!

        Përgjigjjuni
        1. C
          Charl

          Eh, ate qe te ben femija nuk ta ben dot as Perendia!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje