Zhvendosja e Princit William dhe Kate Middleton në rezidencën e tyre të re në Windsor Great Park ka shkaktuar polemika në Britani, pasi dy familje që jetonin pranë vilës luksoze u detyruan të largohen.
Çifti mbretëror, bashkë me tre fëmijët e tyre, Princin George (12 vjeç), Princeshën Charlotte (10 vjeç) dhe Princin Louis (7 vjeç), do të vendosen në Fort Lodge, një vilë madhështore me tetë dhoma gjumi, të cilën ata e konsiderojnë si “shtëpi përjetësie”.
Por, sipas raportimeve të Daily Mail, kjo zhvendosje nuk ka qenë pa pasoja për fqinjët: dy familje qiramarrëse të pronës së Crown Estate u njoftuan gjatë verës se duhet të boshatisnin menjëherë shtëpitë.
“Njerëzve u thanë të largoheshin. Mendoj se u dhanë një vend tjetër për të banuar, por nuk e prisnin këtë vendim,” ka thënë një burim për mediat britanike, duke shtuar se “shtëpitë ishin shumë afër vilës, ndaj nuk donin që kushdo të jetonte aty kur mbretërorët të vendosen.”
Megjithatë, raportohet se familjet janë sistemuar në banesa të ngjashme ose edhe më të mira, ndërsa shpenzimet e zhvendosjes po mbulohen nga vetë William dhe Kate, pa përfshirje të fondeve publike.
Çifti, të dy 43 vjeç, e shohin këtë lëvizje si një fillim të ri për familjen e tyre, larg syrit të publikut, në një rezidencë ku privatësia do të jetë e garantuar.
Diktatoret komuniste dikur te perzenin me ceremoni dhe ne raste kundershtimi te priste Burgosja ose Internimi dhe me e keqja eleminimi.....ndryshe ne Angli tjeter Diktature e llojit me tolerance.... largoju se je i tepert dhe shpenzimet ti heqim neve por jeten nuk te Izolojne ne Burg apo Internim apo dhe me e keqja eleminimi ! rendesi ka qe te lene gjalle dhe nuk ta marin jeten...sa per demet e tjera morale apo psikologjike duhesh ti perballoshe perpara ketye Milionereve !

Gjeja me normale per nje cift qe duan qetesi edhe privatesi.Jane disa kurva edhe kurvar qe po blejn boten jo me keta qe kane qen bosa gjithe jeten.