Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti u panë duke shijuar pushimet e tyre luksoze në Detin Mesdhe, pranë ishullit Formentera, ku modelja lozonjare nuk i rezistoi të “ngacmonte” të dashurin e saj.
Në disa foto të publikuara nga BackGrid, Ceretti, 27 vjeçe, e goditi me shuplakë DiCaprio-n ndërsa ai ngjitej shkallët e jahtit. Të dy ishin të lagur dhe me rrobat e banjës, aktori me pantallona të shkurtra të zeza për not, ndërsa modelja me një bikini të zezë, elegante dhe provokuese.
Çifti kaloi kohë duke u freskuar në det, ndërsa Ceretti i dha DiCaprio-s një peshqir për t’u tharë. Ata u panë gjithashtu duke biseduar dhe shijuar diellin pranë miqve të tyre.
Ky ishte një moment i qetë dhe romantik për DiCaprio dhe Ceretti, të cilët janë bërë çift publikisht që nga shtatori i vitit 2023, kur u fotografuan duke u puthur në një klub nate në Ibiza. Ata gjithashtu morën pjesë së bashku në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, Itali, në qershor.
Kjo Vitoria Qerreti duket që nga emri që është shqiptare, po çfarë e ka Bleonën?
Ore mire mo' mire qe na kujtove , c'behet Bleona, ka humbur fare . Na ka marre malli per bythen e saj te shqyer. C'bejne keta gazetaret , si e kane harruar keshtu?
Se ça I pelqejne femrat ktij ky duket si sharlatan zgjeps se mor vesh do thoni ju famen apo paret mire mo mire po shikojeni si fizik pa pike bukurie apo fitnes hajt mo I rrofte emri qe edhe ate emer ja ka dhene I madhi skorceze