Një shezlong sa një muaj qira: Zbuloni plazhet më të shtrenjta të Mesdheut

18 Gusht 2025, 10:05Lifestyle TEMA
Një shezlong sa një muaj qira: Zbuloni plazhet më të

Nëse po planifikoni një pushim veror në plazhet më të bukura të Europës, përgatituni për çmime të kripura dhe rezervime me javë përpara.

Plazhet më të njohura të Mesdheut, nga bregdeti vezullues i Amalfit në Itali deri te gjiret e nxehta të Ibizës, janë gjithnjë e më shumë nën menaxhim privat, dhe vetëm një vend i zakonshëm në buzë të detit mund të kushtojë sa një natë në një hotel luksoz.

Në kulmin e sezonit veror, çmimet për dy shezlongë me çadër mund të variojnë nga 20 deri në 50 paund në ditë, ndërsa në resortet luksoze çmimet shkojnë deri në qindra euro. Rekordin e mban Club La Cabane në Costa del Sol, ku një krevat plazhi për tre persona kushton deri në 1,200 euro, duke përfshirë vetëm një kupon 200 euro për shampanjë.

Në bregun e famshëm të Positanos, në Arienzo Beach Club, një paketë “Perfect Beach Day” kushton 600 euro për dy persona, duke përfshirë drekë, shampanjën dhe peshqirët e plazhit. Në La Scogliera, çmimi shkon deri në 848 euro për dy shezlongë, pa përfshirë ushqimin.

Edhe në ishujt e Spanjës, si Mallorca dhe Ibiza, çmimet janë të kripura. Në UM Beach House në Mallorca, një krevat kushton 700 euro, ndërsa në Atzaro Beach në Ibiza, çmimi është 350 euro. Në Monako, një shezlong në Monte-Carlo Beach Club kushton 350 euro, ndërsa në jug të Francës, në La Réserve à la Plage, çmimi është 250 euro për dy shezlongë.

Megjithatë, plazhet më pak të njohura ofrojnë alternativa më të përballueshme. Për shembull, në Playa Esmeralda në Costa Smeralda të Sardenjës, një palë shezlongë kushtojnë vetëm 15 euro në ditë.

2 Komente

  1. E
    Ehhhh

    Ne beach club ( nuk po i beje publicité shtetit qytetit ) ne nje chaise longue kushtone 2500 euro sipas afersis me pishinen e dha kanalin France 5 nje emision para disa ditesh , por mos ta gjeneralizojme kjo ndodhe ne vende ku mblidhen te pasurit ku champagne e shperdorojne per te treguar sa te pasur jane , ku cocaïne eshte sheshit , por jo per masen popullore mos te ngaterohemi pasi nje qe jep chaisse longue ne Ksamil i duket se ky cmime eshte kudo joooooooooo joooooo. Nje Çecen gjasme nga kenaqesia pagoi dreken per te gjithe qe ishin ne ate bar duke harxhuar 147 mije euro ne côté d'Azur , jane pordhet e atyre qe Jane pasuruar pa punuar nje dite .

    Përgjigjjuni
    1. g
      goon

      menyra e meros per te thene qe jemi akoma te lire ,imagjino sa do ishin nese keta langaraqet hoteliere do ofronin ate cfare ofrohet nga ato ane o bero maze......cilaceshte bytha me e mire qe je outhur o mero ziu ,enveri ,sakiy,piktori,apo budallai i bashkise.....se ti je njohes i mire ......

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje