Nga Vjena për pushime në atdhe, bankieri shqiptar: Vijmë çdo vit se duan fëmijët

17 Gusht 2025, 22:25Lifestyle TEMA
Nga Vjena për pushime në atdhe, bankieri shqiptar: Vijmë

Albi Jaçe, një emigrant shqiptar që jeton prej 35 vitesh në Vjenë, Austri, ka zgjedhur sërish Shqipërinë për të kaluar pushimet verore me familjen e tij.

Bashkë me bashkëshorten Melani dhe katër fëmijët, ai po udhëton në disa nga destinacionet më të njohura bregdetare të vendit.

Albi ishte vetëm 6 vjeç kur u largua nga Tirana me familjen për të emigruar në Austri. Sot, në moshën 41-vjeçare, ai punon si bankier dhe thotë se Shqipëria është gjithmonë në zemrën e tij.

“Jetoj në Vjenë prej 35 vitesh. Pushimet çdo vit i kalojmë në Shqipëri, sepse është një vend i mrekullueshëm. Fëmijët tanë e duan dhe e ndjejnë këtë vend si shtëpinë e tyre,” – thotë ai nga plazhi i Ksamilit, ku familja po qëndron aktualisht.

Destinacionet e preferuara: Durrësi, Borshi dhe Dhërmiu

Prej 8 vitesh, familja Jaçe kalon pushimet verore ekskluzivisht në bregdetin shqiptar, duke ndjekur çdo vit të njëjtin itinerar.

“Na pëlqen shumë Borshi, por personalisht kam një dobësi për Dhërmiun. Çdo vit i vizitojmë të njëjtat vende dhe e shijojmë maksimalisht,” – thotë Albi.

Dashuria me shikim të parë e Melanit për Shqipërinë

Bashkëshortja e Albit, Melani Jaçe, është me origjinë nga Izraeli dhe lindi në Austri. Ajo e vizitoi për herë të parë Shqipërinë në vitin 2014 dhe që atëherë është kthyer çdo verë.

“Shqipëria më kujton shumë Izraelin – ndërtesat, njerëzit, atmosfera. Ndjehem më shumë si në shtëpi këtu sesa në Vjenë. Kultura dhe mikpritja më kanë bërë për vete,” – thotë ajo.

Melani tregon se tashmë ka nisur të kërkojë online hotele për verën e ardhshme.

“Do të vijmë sërish në Durrës, Borsh, dhe më pas kthehemi prapë në Durrës. Nuk e ndërrojmë Shqipërinë me asnjë vend tjetër për pushime.”

“Fëmijët e ndjejnë Shqipërinë si shtëpi”

Çifti ka katër fëmijë të lindur në Austri, por thonë se përpiqen t’u ruajnë lidhjen me rrënjët shqiptare.

“Na kërkojnë të veshin bluza me flamurin shqiptar dhe e quajnë Shqipërinë ‘shtëpi’. Edhe kur pushojnë gjatë ditës, nuk thonë ‘hotel’, por ‘shtëpi’. Kjo për ne është shumë domethënëse,” – thotë Albi.

Çifti vjen çdo verë me fëmijët, por Albi tregon se në disa raste vijnë edhe vetëm si çift për të kaluar fundjava të qeta, ndërsa fëmijët qëndrojnë me gjyshërit.

15 Komente

  1. F
    Fred

    Bankier apo teller

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hamitis Mutsos

      He’s a banker, just like Rockefeller.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Loni

      Jo bankier, por punonjes banke. Ky eshte profesioni ekonomistit, jo shume I lakmuar jashte. Mos I ngateroni emertimet.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Po ndonjë punë për Shqipërinë? Dashuria dëshmohet normalisht me vepra.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

          kjo tregon se sa e varfer eshte bota mediatike ne Shqiperi, cfare lajmi eshte ky qe nje emigrant vjen dhe ben pushime, cfare novum ka ketu qe duhet te jepet si lajm. Nga fytyra ky duket si pjatalares dhe jo si bankier por ashtu qofte sic thote ai, mero nderro kaseten dhe angazho ne pune perkthyesa qe mund te japin lajme shume me dinjitoze per gazeten se sa keto sfaciatot

          Përgjigjjuni
          1. v
            vlora***

            Nga nje austri perfekte ,ku pastertia dhe rregulli mbizotron ,ku kryetaret e bashkive bejne gare kush te beje dicka me te bukur per qytetin e tyre ,ne nje hale si shqiperia ,ku mbizotron hajduteria dhe pislleku ,,aman se na mbushe mendjen

            Përgjigjjuni
            1. J
              Ja Vlora djema

              Pse ty si te duken kryerari dhe ish kryetaret a bashkise Vlore? Ata punuan aq shum per Vloren sa qe lane pas vete shendetin dhe familjen. Tani pa pune po me koken lart per arritjet madheshtore. Krieministri u pikellua dhe ishte kunder doreheqjes se kryetareve kur mori vesh qe ata ishin te te paster qelibar, kembengules dhe te pa korruptuar.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Ja Vlora djema

                Pse ty si te duken kryerari dhe ish kryetaret a bashkise Vlore? Ata punuan aq shum per Vloren sa qe lane pas vete shendetin dhe familjen. Tani pa pune po me koken lart per arritjet madheshtore. Krieministri u pikellua dhe ishte kunder doreheqjes se kryetareve kur mori vesh qe ata ishin te te paster qelibar, kembengules dhe te pa korruptuar.

                Përgjigjjuni
              2. T
                Tedi

                Bravo!

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fred

                  Një sportelist banke nuk quhet Bankjer

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pordhe me rigon.

                    E cafrepastaj se vjen cdo vit per pushime, po te jet kaq patriot le te vije familjarish dhe te punoj bankier ne Shqiperi.

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cfare Hunde Cifute

                      Ky eshte Hebre per vete duket RatFace …….Mrekullia vazhdon na paska visitors dhe nje Banakier..presim pastrueset e haleve dhe Vajzat e semaforave te shijojne Salmonelen tone …O MeroHum o gelbaze qe lepije koqet e saliut sot te rames…gazete lagjeje ke apo Kombetare se po qelbet me keq se dhembet e tu te palare ….

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tirona

                        Ky bankier dhe i mungojne dhembet? Arketar banke po. 8 vite rradhazi per pushime ne Shqiperi per nje "bankier" si shume.

                        Përgjigjjuni
                        1. ?
                          ???

                          Po ky ca e ka ate Belindin me fizarmonik te PD.

                          Përgjigjjuni
                        2. F
                          Flamur Struga

                          Nje familje e mrekulluar,nje shqiptar me plote suksese,me nje familje te shkelqyer me nje grua me vetit e rralla te nje gruaje shqiptare,shembull i rralle qe duhet lakmuar.Te lumte per te gjitha arritjet e tua ne jete,vecanerisht per familjen te cilen e ke krijuar ,te mrekullueshme.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje