Propozoi një plan paqeje, zyrtarët ukrainas i përgjigjen Elon Musk

3 Tetor 2022, 22:10Lifestyle TEMA

Propozoi një plan paqeje, zyrtarët ukrainas i përgjigjen Elon

Në përgjigje të sondazhit të Elon Musk, këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak propozoi një tjetër sondazh.

“Ukraina çliron territoret e saj, duke përfshirë Krimenë e aneksuar. Rusia po kalon çmilitarizimin dhe denuklearizimin e detyrueshëm dhe nuk mund të kërcënojë më të tjerët. Kriminelët e luftës i nënshtrohen një gjykate ndërkombëtare”, janë tre pikat e Podolyak-ut.

Për propozimin e Musk ka reaguar edhe Andriy Melnyk, i cili largohet nga posti i ambasadorit në Gjermani.

Ish-diplomati ukrainas i kërkoi Musk që të “vejë në djall” dhe deklaroi se asnjë ukrainas nuk do t’i blejë “katrahurat e Tesla-s së tij”.

Musk bëri një propozim me katër pika për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Fillimisht, sipas Musk, duhen ribërë zgjedhjet e rajoneve të aneksuara nën mbikëqyrjen e OKB-së.

“Rusia largohet nëse ky është vullneti i popullit”, shkruan sipërmarrësi në Twitter.

Së dyti, Krimea zyrtarisht pjesë e Rusisë, siç ka qenë që nga viti 1783, vijon Musk.

Në radhë të tretë, ai propozon që të sigurohet furnizimi me ujë në Krime.

Së fundi, Ukraina mbetet neutrale, shkruan Elon Musk.

Deri më tani numërohen 730 mijë vota në sondazhin e tij virtual – 60 për qind prej tyre nuk e mbështesin propozimin e Musk.

5 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Ky propozim eshte i sakte dhe i jep fund konflitkit pergjithmone, dhe argon edhe rezikun e nje Lufte Berthamore Boterore por me nje korigjim qe, Ukraina te lejohet te behet pjese e Natos , qe ne te ardhmen po te dali ndonje Putin tjeter te mos i shkaktoje probleme Ukraines Krimea ka qene pjese e Rusise gjithome, ndersa ne ato krahina qe anelxoi Putin te ribehen Zgjedhjet me vezhgues nderkombetare dhe te vendoset sipas votes se popullit

    1. X
      XXXL

      Gjeniu po gjeni. Z. Musk mos lexo asnje koment nga koqet e Ukraines, do te pesosh demtime te renda ne tru te pa korigjueshme.

      1. B
        Buda

        I vetmi plan paqesor qe do ta shpetoje globin nga Lufta Berthamore do te jete: 1. Pushimi i menjehershem i luftes Rusi-Ukranine. 2.Largimi i trupave ushtarake ruse dhe ukrainase nga Krimea dhe 4 rajonet e pushtuara nga ruset. 3. Dergimin aty te forcave te OKB-se 4. Kthimin e ukrainasve dhe ruseve ne shtepite e tyre. 5. Organizimi i REFERENDUMIT POPULLOR se me ke shtet duan te administrohen, nen drejtimin e OSBE-ODHIR.

        1. a
          anti25642654censurë

          ky është idiot i lindur!! me të vërtetë duhet bojkotuar në blerjen e makinave të tij!!

          1. D
            Dakord

            Bota e di njeri inteligjent, ç"eshte ky paradox ne piken 1???!!! Te behen zgjedhje dhe nese rusia humb te largohet??!! Po kush ka mbetur aty veç proruseve dhe ruseve?? Kush do votoje sipas ketij inteligjentit???!! Sa i perket Krimese dhe kufijve ne vitin 1783, bej dhe nje sondazh per kufijte e shqiperise dhe po ti falim edhe 100 e ca vjet!!

            Lini një Përgjigje