Pse filmi i Marilyn Monroe është i "dhunshëm" për publikun?

3 Tetor 2022, 13:29Lifestyle TEMA

Pse filmi i Marilyn Monroe është i "dhunshëm" për

Fansat e filmave biografikë të Marilyn Monroe dhe të njerëzve të suksesshëm që pushtuan botën në një mënyrë apo tjetër, padyshim që e prisnin me padurim filmin “Blonde”, i cili shfaqet nga data 28/9 në Netflix dhe flet për jetën e yllit të njohur.

Prej disa kohësh dihet se filmi konsiderohej i papërshtatshëm për të mitur, pasi disa nga skenat e tij konsideroheshin shumë të ashpra dhe përfshinin dhunë dhe lakuriqësi.

Filmi, i cili fitoi lehtësisht një vend në top 3 të platformës, nuk është një biografi e saktë e aktores, por një paraqitje e shkurtër e jetës së saj, përmes ngjarjeve që ajo përjetoi.

Në qendër të filmit është abuzimi, fizik, mendor dhe seksual, që ajo pësoi, sëmundja e saj mendore dhe asgjë që ne shohim nuk i ngjan dritave të ndezura të skenës, bukurisë dhe klasit që ndjekin figurën e saj legjendare.

1 Komente

  1. O
    Oh M.Monroe

    Filmin e ben Regjizori ne cdo rast i cili e interpreton historine sipas kendveshtrimeve te veta personale , duke u fokusuar ke ajo qe ai deshiron ti afroje shikuesit .Cdo histori ka anen e saj te bukur dhe natyrishte anan e saj te dhimbeshme dhe ktu ka vend ate ta shikoshe ne pozicionin qe te pelqen ose te intereson ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje