Reperi me origjinë shqiptare i mëson shqip kryebashkiakut të New York-ut: “Ju bëftë mirë” (VIDEO)

2 Prill 2026, 09:26Lifestyle TEMA
Reperi me origjinë shqiptare i mëson shqip kryebashkiakut të New

Reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson (Arian Asllani), ka sjellë një moment të veçantë në episodin më të fundit të serisë së tij të njohur “FTD”, ku i ftuar ishte kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani.

Atmosfera bëhet edhe më interesante kur Bronson e sfidon të ftuarin e tij të flasë shqip. Në një moment që po bën xhiron e rrjetit, kryebashkiaku i NYC dëgjohet duke thënë: “Ju bëftë mirë”, nën drejtimin e reperit shqiptar.

Menjëherë pas kësaj, Mamdani pyet për kuptimin e shprehjes, ndërsa Bronson i shpjegon se është një urim tradicional shqiptar që përdoret gjatë vakteve.

Episodi është vlerësuar si një nga më të veçantët e “FTD”, duke ndërthurur kulturën, ushqimin dhe humorin. Megjithatë, ishte pikërisht momenti me shqipen ai që mori vëmendje të veçantë nga publiku shqiptar në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht online.

5 Komente

  1. A
    Alban

    We love both of you guys!

    Përgjigjjuni
    1. s
      sunitet e ....... beshiktashiston

      Ne Himare kan komplexe te flasin Shqip, ky Shkupiani ( jp i Shqiperis) u meson Botes te flasin Arberisht. Bravo Memëdhetareve jasht Shqiperis. Se per keto te jugut, kan frik te flasin gjuven e Ëmes. Cfar turpi.

      Përgjigjjuni
      1. g
        gio

        ne te Jugut o shoku shkrime flori e gjakl per te bere shkronjat shqip

        Përgjigjjuni
        1. R
          Reply to gio

          E drejte. T'mos ishte jugu i shqiperise, sot nuk do te kishte greqi.

          Përgjigjjuni
    2. s
      sali kari

      Allahu Ekbar , dy vellezer

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje