Të njohur për jetën luksoze, modeli shqiptar ndahet nga gruaja miliardere kineze

1 Prill 2026, 15:36Lifestyle TEMA
Të njohur për jetën luksoze, modeli shqiptar ndahet nga gruaja

Modeli i njohur shqiptar, Rolando Lekaj, i cili prej vitesh ka ndërtuar një jetë mes luksit dhe biznesit në Kinë, ka konfirmon publikisht se marrëdhënia e tij me sipërmarrësen kineze, Tereza (e njohur gjerësisht si Kienza), ka marrë fund.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Rolando përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Pasi kishte zgjedhur të qëndronte në heshtje për një kohë, duke i lënë hapësirë spekulimeve, ai ka vendosur të thyejë akullin dhe të sqarojë situatën për ndjekësit e tij, duke pranuar se ai dhe Kienza kanë marrë rrugë të ndryshme.

Kjo ngjarje shënon fundin e një historie dashurie që u ndoq me shumë interes nga publiku shqiptar dhe ai ndërkombëtar. Martesa e Rolando Lekajt me Terezën, një nga figurat më me ndikim në fushën e bukurisë në Azi, pati bërë bujë të madhe disa vite më parë. Ata u shfaqën shpesh si një çift i bashkuar dhe i suksesshëm, duke u konsideruar si një “power couple” ndërkombëtar.

Gjatë viteve të tyre së bashku, Rolando dhe Kienza ishin të njohur për prezencën e tyre të rregullt në ngjarje prestigjioze globale, si ankandet e bamirësisë gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, ku shfaqeshin gjithmonë krah njëri-tjetrit. Përkushtimi i tyre ndaj bamirësisë dhe stili i jetesës mes luksit dhe biznesit, i bënë ata një nga çiftet më të përfolura.

Për të kuptuar peshën e këtij lajmi, duhet të kujtojmë se si kjo marrëdhënie ishte portretizuar. Në pak intervista që Rolando kishte dhënë, ai kishte folur me tone admirimi për partneren e tij, duke e cilësuar si një “grua të fuqishme” dhe një “sipërmarrëse të jashtëzakonshme”.

Ata nuk fshehën asgjë nga jeta e tyre luksoze. Në profilet e tyre, ndjekësit mund të shihnin udhëtime në destinacione ekzotike, pjesëmarrje në festa ekskluzive, dhe akses në markat më të shtrenjta të modës. Për shumëkënd, Rolando Lekaj ishte kthyer në një simbol të suksesit shqiptar jashtë vendit, duke u martuar me një grua me influencë dhe duke jetuar një jetë që shumë e ëndërronin. Deklaratat e tij të kaluara theksonin se luksi ishte një rezultat i punës së madhe dhe se ai ndihej i bekuar që e ndante këtë jetë me njerëzit që donte. Tani, ky kapitull duket se po mbyllet.

Pavarësisht kësaj periudhe dhe faktit se ata kanë edhe një djalë, vendimi i tyre për të marrë rrugë të ndryshme është tanimë definitiv. Fokusi i tyre i tanishëm pritet të jetë ruajtja e privatësisë, veçanërisht për djalin e tyre, në këtë kapitull të ri të jetës së tyre. Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim zhvillimet, por tani për tani, konfirmimi i Rolando Lekajt i jep fund çdo dyshimi./ Burimi:Prive By Liberta Spahiu

5 Komente

  1. K
    Kollovari nga Lezha

    Po te pakten publikoni faktet dhe no hamendjet tuaja. Pse s’shkruani per faktin qe Yu (emri i vertet i gruas) eahte martuar 6 here she ky pederasti ishte kollovari i pest qe Yu pasi e perdori si nje toy-boy e la per nje djalosh me te ri 25 vjecar me te cilin u martua ne fillim te Marsit 2026??? Mjaft n’a cat trapin me keto telenovale roze se jeni ber bajat me shkrime te tilla!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shvejku...

      Hahaha

      Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Cudi se ishte martese stabile te pakten keshtu e pershkruanin !????

      Përgjigjjuni
      1. 1
        19

        Hahahahahah fiks fare e ka sqaruar kollovari nga lezha ????????????

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labi

          Te martohesh me Kineze,kaq mjafton te plasi gallata,gallata me e madhe eshte kur dalin nena te formuara ne kohen e Salihit e tregojne se si i biri ka marre nuse Ruse Rumune e Bullgare,deri diku eshte normale,po te dalesh ne tv e te tregosh se si kopili qe ke pjelle ka marre nuse Ruse eshte pertej gallates.Shikoja njeren qe fliste per nusen Bjelloruse,o zot ca kohe jetojme,kjrse Paro nga Tepelena fliste per nusen Hollandeze.Kam mbi 40 vjet ne Europe dhe e di ca eshte dashuria e nje Europianeje,nuk pyt per babe e bane se per vlla e.moter nuk behet fhale,e ladka dashuri per fshatarin nga malet e Shqiperise,puna behet me interesante se bibat Shqiptare flasin per martese e nuk ndihen kur u ikin grate nga shila e i kene si qen.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje