Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo Luís Nazário da Lima, ka blerë një penthouse me vlerë 7.8 milionë dollarë në zonën Bay Harbor Islands në Miami, sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga mediat e huaja. Ai i bashkohet kështu një liste në rritje futbollistësh që zotërojnë prona luksoze në këtë zonë.
Blerja e Ronaldos vjen pasi ai shiti aksionet kontrolluese në klubin spanjoll Real Valladolid vitin e kaluar dhe te klubi brazilian Cruzeiro në vitin 2024, aty ku edhe nisi karrierën. Fitues i Kupës së Botës, ai njihet gjerësisht si “Ronaldo” ose në Brazil si “Fenomeni”.
“Sporti dhe atletët në Miami shkojnë dorë për dore,” tha Dina Goldentayer, e cila përfaqësonte shitësit, një grup zhvilluesish që përfunduan ndërtesën me 41 njësi, Onda Residences, në vitin 2024. Ajo përmendi evente të mëdha si Formula 1 dhe ndeshjet e ardhshme të Kupës së Botës që do të zhvillohen në qytet.
Ronaldo ishte i pranishëm në finalen e turneut Miami Open për femra fundjavën e kaluar dhe mori pjesë në një konferencë në Miami Beach së bashku me presidentin e FIFA, Gianni Infantino.
Penthouse-i buzë ujit përfshin pesë dhoma gjumi, shtatë banjo dhe një tarracë të madhe panoramike me pishinë private.
Miami është kthyer në një qendër të rëndësishme të futbollit në SHBA. Organizata FIFA dhe klubi FC Barcelona kanë hapur zyra në zonë, ndërsa qyteti do të presë shtatë ndeshje të Kupës së Botës. Klubi Inter Miami CF ka tërhequr yje të mëdhenj si Lionel Messi, si dhe ish-shokët e tij te Barcelona, Sergio Busquets dhe Luis Suárez.
Gjithashtu, ish-shoku i Ronaldos te Real Madrid, David Beckham, është bashkëpronar i Inter Miami dhe ka blerë një vilë prej 72 milionë dollarësh në Miami Beach në vitin 2024.
Tregu i pasurive të paluajtshme në Miami ka njohur rritje të madhe vitet e fundit, duke tërhequr sportistë, biznesmenë dhe miliarderë nga e gjithë bota. Sipas ekspertëve, blerje të tilla nga figura të njohura rrisin besimin në treg dhe e forcojnë imazhin e qytetit si një destinacion global për luksin dhe investimet./E.K
Burimi: Bloomberg, Nga Anna J Kaiser
Ne te gjithe boten njihet si Fenomeni jo vetem ne Brazil.
Nje i cmendur ne vend te ndimonte me keto 8 milion njerezit ne nevoje... Truri dhe shpelarja e trurit nga Injoranca nga te ushqyerit ne vogeli me flete buke me sheqer dhe pika uji... Ha i ka gezuar ndokush Milionat qe ka shperdoruar per lluksoz si ky Profi i Futbollit !
Nje i cmendur ne vend te ndimonte me keto 8 milion njerezit ne nevoje... Truri dhe shpelarja e trurit nga Injoranca nga te ushqyerit ne vogeli me flete buke me sheqer dhe pika uji... Ha i ka gezuar ndokush Milionat qe ka shperdoruar per lluksoz si ky Profi i Futbollit !
Ty te ndihmoft zoti nga trute se qenke per gjynah .
Te rujte Zoti edhe ty ! e paske barkun plote dhe mendonke edhe mbas vdekjes ti ! large qofte .
Te rujte Zoti edhe ty ! e paske barkun plote dhe mendonke edhe mbas vdekjes ti ! large qofte .