Mes palmave dhe misterit, Irina Shayk shfaqet më joshëse se kurrë

1 Prill 2026, 10:31Lifestyle TEMA
Mes palmave dhe misterit, Irina Shayk shfaqet më joshëse se kurrë

Modelja e njohur Irina Shayk ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me disa fotografi të reja verore.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa poza ku shfaqet e veshur me bikini portokalli, mes palmave dhe me një sfond mahnitës deti. Në imazhe, modelja duket në forma të shkëlqyera, ndërsa pozon në mënyra të ndryshme në natyrë.

Edhe pse nuk ka zbuluar vendndodhjen e saktë, destinacioni duket tipik veror dhe relaksues. Në përshkrimin e postimit të publikuar Shayk ka shkruar thjesht: “Me diell”.

Fotot kanë marrë menjëherë reagime të shumta nga fansat, duke konfirmuar edhe një herë popullaritetin dhe ndikimin e saj në rrjetet sociale./ E.K

Lini një Përgjigje