Pas muajsh të tërë thashethemesh për një ndarje të mundshme, Michelle dhe Barack Obama i kanë dhënë fund spekulimeve me një paraqitje publike që konfirmon: çifti i njohur është ende bashkë dhe i dashuruar.
Ish-Zonja e Parë dhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara u fotografuan mbrëmjen e së martës teksa dilnin nga restoranti luksoz i hotelit Lowell në Manhattan, Nju Jork – dalja e parë publike së bashku që prej më shumë se gjashtë muajsh.
Michelle, 61 vjeç, mahniti me një fustan të zi me pala dhe taka elegante, ndërsa vëmendjen e morën edhe aksesorët e saj të artë – vëthë të mëdhenj dhe byzylykë të shumtë. Ajo ishte me buzëqeshje në fytyrë dhe nuk i mungonte unaza e martesës, një detaj që i qetësoi përfundimisht fansat.
Barack Obama, 63 vjeç, ishte veshur me një kostum klasik dhe serioz në paraqitje, duke ndjekur bashkëshorten teksa shoqëroheshin nga truproja e Shërbimit Sekret amerikan.
Edhe pse nuk pati gjeste të ndjeshme në publik mes çiftit, prania e tyre së bashku përforcoi mesazhin që ata vetë kanë përsëritur muajt e fundit: dashuria e tyre vazhdon të jetë e fortë, pavarësisht thashethemeve për krizë apo divorc.
Barack ka ndarë së fundmi në Instagram një dedikim të ndjerë për Ditën e Nënës, duke shkruar:
“@MichelleObama, unë dhe vajzat jemi me shumë fat që të kemi në jetën tonë. Të duam”, duke iu referuar vajzave të tyre Malia, 26 vjeç dhe Sasha, 23 vjeç.
Edhe përvjetori i tyre i 31-të i martesës në tetor, ditëlindja e Michelle në janar dhe Dita e të Dashuruarve në shkurt u shoqëruan me mesazhe dashurie publike nga Barack.
Nga ana tjetër, Michelle ka ndarë me publikun reflektime të sinqerta për marrëdhënien e saj me Barack përmes podkastit që drejton me vëllain Craig Robinson, si dhe në intervista të tjera. Në një episod të fundit të “The Diary of a CEO”, ajo u shpreh me humor:
“Nëse do kishim probleme, do e dinin të gjithë! Nuk jam ndonjë martire. Do dilja publikisht dhe do thosha: ‘Ja çfarë bëri!’”
Barack dhe Michelle janë të martuar që nga viti 1992 dhe konsiderohen një nga çiftet më të dashura e më me ndikim në skenën politike dhe kulturore globale.
Mikeli dhe Osama BIN Laden , qe shkaterruan Ameriken!