Në Rusi ka nisur transmetimi i një seriali të animuar për fëmijë me tematikë gjeopolitike, i cili ngjall debat për përmbajtjen e tij propagandistike. “Sandpit” është titulli i serialit të ri, ideuar nga Vladimir Solovyov, një prej zërave më të zëshëm pro-Kremlinit dhe i sanksionuar nga Bashkimi Evropian dhe Britania për përhapje të dezinformatave në lidhje me Ukrainën.
Seriali synon t’u mësojë të vegjëlve konceptet e politikës ndërkombëtare përmes personazheve të animuar që përfaqësojnë liderë globalë si fëmijë. Në episodin promovues prej 30 sekondash të publikuar në Telegram, shfaqen Vladimir Putin, Donald Trump, Emmanuel Macron, Kim Jong-un, Elon Musk dhe Recep Tayyip Erdoğan – të gjithë në versionin e tyre “fëmijëror”, duke komunikuar në një video-thirrje.
Putin shfaqet me uniformën e bardhë të xhudos dhe një anije lodër të zezë, që simbolizon flotën ruse në Detin e Zi. Elon Musk luan me një Cybertruck, ndërsa Kim Jong-un mban një raketë lodër, një nënkuptim i qartë për arsenalin e tij bërthamor. Macron, i ironizuar për diferencën në moshë me bashkëshorten, përmendet nga Kim me fjalët: “Je gjithmonë me gjyshen tënde”, ndërsa Putin tallet me përdorimin e teknologjisë perëndimore, duke thënë se “Skype juaj vdiq”.
Producentët e quajnë projektin “SolovyovKids”, me qëllim edukimin e brezave të rinj përmes një narrative që pasqyron botëkuptimin e Kremlinit mbi rendin botëror dhe rolin e Rusisë në të. Sipas përkrahësve të serialit, synimi është të nxisë ndjenjën e patriotizmit dhe të ndërtojë vetëdije politike te fëmijët rusë.
Megjithatë, projekti është pritur me shqetësim nga analistët perëndimorë, të cilët e shohin si një tjetër mjet propagande në shërbim të narrativës shtetërore ruse.
Ideja ishte e Putinit tone.
Ahhaha, fiks ja kan kopjuar
Po e beri lideri global eshte e duhura, po e beri rusia eshte propagande.
Po mor teveqel Landi , Rames i ngrenç ate qe sthuhet , Rama e ve posht kembes putin por ju nje si putini doni qe tua shtypi koken .Injorant i lindur .
Vulgare, te dhunshem, IQ ne nivelin e majmunit. Kjo eshte mesatarja e votuesit rilindas. Kjo mara duket te jete edhe me poshte!
Paskan harruar liderin global
Putinin e paskan bere si plak anoreksik
Putana do e hedh nga dritarja ate qe e ka vizatuar ashtu se Putanes surratfryre i duket vetja i bukur
Trumpi, Makroni, Putini, Kim Jong Un,....Po te tjeret?
Paskan harruar te shtojne Edin tone mes ketyre liderve boterore. Cfare gafe! Te harrosh gjithe ate koke te madhe.
Bukurani i Frances po mendohet cfare kostumi te veshe
Si ore nuk qenka Edvini mes liderve boterore? Do e kene harruar se s'ka mundesi
Me cfare merren karagjozet e Rusise. Cojne njerezit te vdesin ne lufte dhe bejne filma me kukulla per lideret e botes