Rrëfimi i gazetarit të njohur: Babai im biologjik është aktori Koço Qendro

30 Maj 2025, 17:31Lifestyle TEMA
Rrëfimi i gazetarit të njohur: Babai im biologjik është

Gazetari sportiv Tami Kona, për herë të parrë rrëfeu në Dritare TV jetën e tij personale. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, zoti Kona tregoi se është djali i aktorit të madh shqiptar Koço Qendro, por është birësuar nga tezja e tij në Tiranë.

“Unë jam Tami Kona nga Senica. Kam lindur në Tiranë. Të tërë që më njohin me mbiemrin Kona sigurisht më njohin me mbiemrin që tezja ime në Tiranë më ka adoptuar që në 66-ën pasi të gjithë e dinë që babai im është aktori Koço Qendro, aktori i teatrit Andon Zako Çajupi të Korçës.

Mamaja ime biologjike nuk jeton më, ndërsa babai është në moshën 98 vjeçe. Unë linda në Tiranë nga mamaja, por më adoptoi tezja. Tezja nuk kishte fëmijë dhe më adoptoi mua. Kam dy vëllezër dhe dy motra biologjikë. 

Babai që më ka adoptuar është Margarit Kona, që vjen nga një fis i nderuar”, rrëfeu zoti Kona.

2 Komente

  1. T
    Trapi!

    E kujt i plasi trapi?!

    Përgjigjjuni
    1. @
      @.

      Kafshë plaç ne vend. Harovi Mero të pyeisi ty para se ta botonte artikullin. Idiot.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje