Sydney Sweeney ka kthyer ujin e banjës në biznes. Aktorja e njohur amerikane, e cila u bë e famshme me serialin “Euphoria”, ka lansuar një sapun të ri në bashkëpunim me markën Dr. Squatch, i cili përmban ujë real nga banja personale e saj.
Produktin, të quajtur “Bathwater Bliss”, e shoqëron një certifikatë autenticiteti, e cila vërteton se sapuni është krijuar me ujin që Sweeney ka përdorur gjatë një xhirimi reklamues. Kjo lëvizje e pazakontë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale, duke u kthyer në një nga temat më virale të momentit.
Bëhet fjalë për një edicioni të kufizuar me vetëm 5,000 copë, ndërsa vetë aktorja ka shpjeguar në një intervistë për GQ se kjo ide lindi si përgjigje ndaj mesazheve të shumta nga ndjekësit që i kërkonin ujin e saj të banjës në rrjetet sociale. Sweeney e përshkroi këtë projekt si një mënyrë për të përqafuar me humor dhe vetëdije imazhin e saj si një ikonë seksi moderne.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes aktores dhe markës Dr. Squatch. Në tetor të vitit të kaluar, ajo ishte protagoniste e një reklame provokuese, ku u shfaq në një vaskë me flluska, duke i drejtuar fansave fjalët:
“Përshëndetje, djem të pistë… jeni të interesuar për trupin tim… larës?”
Sapuni do të dalë në shitje më 6 qershor, ndërsa më 29 maj nisi një shpërndarje ekskluzive për 100 fansa të përzgjedhur. Produkti përmban gjithashtu përbërës natyralë si rërë eksfoliuese, ekstrakte bimore dhe aroma që reflektojnë origjinën e Sweeney nga veriperëndimi i Paqësorit.
Me këtë hap, Sydney Sweeney jo vetëm që sfidon kufijtë e marketingut tradicional, por edhe vendos një standard të ri për mënyrën se si personazhet publikë mund të kapitalizojnë famën e tyre në mënyra krejtësisht të pazakonta.
bote kari. ka ikur per lesh
Mrena ne sapun ka dhe nga nje cope muti.
Ja kur fëlliqësia, falë injorancës së trushplarëve që prodhon reklama, shitet për luks dhe mender "fansat" janl gati të shesin edhe veten për ta shtënë në dorë. Ky është një rrënim i plotë i qenies njerëzore.
Shit edhe shurren se ka goxha treg. Mos u kurse, beji djemte e keqij te lumtur hahahaha
Po ndonje cope pidh a ka ?