Rrëfimi tronditës: Këngëtari i njohur akuzohet nga e bija, se e ka përdhunuar

12 Tetor 2024, 17:20Lifestyle TEMA
Rrëfimi tronditës: Këngëtari i njohur akuzohet nga e bija,

Vajza e madhe e artistit R. Kelly dhe Drea Kelly, Buku Abi, ka thënë se i ati i saj e ka abuzuar seksualisht. Në dokumentarin e ri, “Karma: A Daughter’s Journey”, ajo ka treguar se R. Kelly e ka ngacmuar kur vajza ishte vetëm 9 vjeç.

“E mbaj mend që u zgjova dhe ndieja atë teksa më prekte”, tha 26-vjeçarja, e cila më parë mbante emrin Joann Kelly. Më tej, ajo shtoi:

“Nuk dija ç’të bëja, ndaj qëndrova atje dhe bëra sikur po flija”.

Abi tregoi se nuk e besonte se ç’po i bënte i ati.

“Nuk doja të besoja se ka ndodhur, sepse për mua, ai ishte gjithçka. Nuk e dija. Edhe nëse do të ishte person i keq, sërish nuk do e bënte atë me mua. Kisha shumë frikë t’ia tregoja dikujt. Kisha shumë frikë t’ia thoja mamit”, rrëfeu ajo.

Një avokat tha për R. Kelly, i cili është dënuar për trafik seksual në vitin 2022 dhe më pas, në vitin 2023, për porongrafi ku përfshiheshin fëmijë, mohoi akuzat e Abi-t, duke thënë: “Ish-bashkëshortja e tij i ka bërë këto pretendime para disa vitesh dhe nga Departamenti i Fëmijëve dhe Shërbimeve Familjare në Illinois është bërë e qartë që akuzat janë të pabaza”, u shpreh ai.

Avokati shtoi se stafi që ka bërë dokumentarin nuk ka kontaktuar me z. Kelly dhe as me ekipin e tij, duke mos i dhënë as shansin që të mohojë këto akuza lënduese.

Ndërkohë, R. Kelly është dënuar dhe mund të dalë nga burgu në vitin 2045, kur të jetë 80 vjeç. Abi, nga ana tjetër, këmbëngul se pretendimet e saj janë të vërteta dhe akuzat ndaj të atit janë bazuar në ngjarje të vërteta.

Ajo theksoi se nuk ka pasur kurajën t’ia thotë së ëmës deri kur shkoi 10 vjeç. Kur ajo ishte gati ta dëshmonte diçka të tillë, e ëma e akuzoi në polici, nën pseudonimin “Jane Doe”.

Kelly nuk u akuzua për këtë çështje, pasi padia ndodhi “shumë vonë”. Abi u shpreh se në atë pikë të jetës së saj, mendoi se tha diçka të tillë dhe nuk u ndërmor asnjë hap.

Abi u shpreh se abuzimi që kishte përjetuar nga i ati ka ndikuar shumë në shëndetin e saj mendor, për vite më radhë.

“Pasi ia thashë mamit, nuk shkova më kurrë atje (në shtëpi). Im vëlla, Robert dhe motra, Jaah, nuk shkuan gjithashtu. Edhe tani, vuaj shumë nga kjo ngjarje”.

Abi vijoi, duke thënë se arriti në një periudhë në jetën e saj ku thjesht nuk interesohej nëse jetonte apo vdiste dhe se nisi të priste damarët. Kur e ëma e pa, ajo pësoi një thyerje emocionale dhe i tregoi se nuk ishte aspak mirë.

Abi ka ardhur në jetë nga martesa e R. Kelly dhe Drea Kelly, të cilët kanë qenë bashkë që nga viti 1996 deri në 2009. Pas rrëfimit, Drea i mbështeti fëmijët në Instagram, duke u shprehur se i do ata.

7 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    Gerko arabi gerrqi rrace e pjer... vari k..in !

    Përgjigjjuni
    1. B
      Black Jack

      Kshu osht 99% BLM motherfuckes me USA, kta qe pretendojne se u mohohen te drejtat, kta jone tgjithe mashtrusa . Boni kujdes o shqipo me kta ne Albani kur t’vin ,, me kalimin e kohes kto pislliqe fo bojne dhe te ju

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trampist

        O bythqim qe do te besh si republikan shko ne Labama apo andej nga redneket qe qine motrat e kalamaqte e vet se na cave trapin. Ik amdej shikoji e boll na bere si Amerikon o trampist bythqim

        Përgjigjjuni
      2. R
        Rroft PPSH

        Çfar lajmi !!!! uAuAuAu!!!!!! Çfar halli per arnautet!!!! Ky osht lajm, jo ai per xhamine turke dhe sulltanin qe shurroi Shqiperine, BE, ShBA. Iu lumte o gjasmetarë qe botoni habere te tilla per dumbabistet e viti 2024!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deni

          Hikni mer se na cate trapin.dumbabist je ti e soji yt brekerrembese…te paska ra shurra e Erdoganit ne sy e ne goje se flisne me gojen plot….kujt e plasi menderja ca bo Erdogani,sala a Edi?nuk me rruget fare oer to e tupa si ty qe vetem vrer fryjne,dua thjesht te jetoj jeten time sic po bej e nuk me pellcet fare

          Përgjigjjuni
        2. B
          Boll me prostituta

          Ku ka zezake dhe LGBTQ vetem inciste do te degjoni, keta jane baza elektorale e Demokrateve ne Amerike dhe me gjere, nuk njohin familjen dhe jane per prindin1 dhe prindin2. Vete Karmala ka per burre nje perdhunues ordiner,edhe hypesit e saj jane perdhunues rasti tiik qe ka bere buje ne Amerike eshte i kengetarit jevg Diddy qe e ka shkerdhyer kete para e mbrapa, natyrish pas zezakut Willie Brown.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Degelisi

            Po kush e njef kete ne Shqiperi qe perketheni cfare tu dal perpara? Edhe ky apo kjo qe ka perkethyer nuk e njef se kush eshte. Keta qe shkruajn apo perkethen nu kan as integritet dhe aspak kultur gazetareske

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje