Rrezikojnë deri në 10 vite - Motrat Berisha dyshonin se modelja shkonte me burrin e njërës prej tyre prej një viti

9 Gusht 2024, 11:16Lifestyle TEMA
Rrezikojnë deri në 10 vite - Motrat Berisha dyshonin se modelja

Një episod i rëndë dhune është shënuar në kryeqytet, ku është dhunuar barbarisht blogerja dhe modelja Klea Prenga, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Kjo e fundit po darkonte në një restorant në kryeqytet kur është sulmuar fillimisht me grushta dhe më pas duke i thyer një gotë në fytyrë.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi blogeren Klea Prenga mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

Kjo, pasi pas dhunës, ato i çuan dhe një mesazh në telefon, në të cilin shkruhej: “Mos u shk*rdhe lart e poshtë”.

Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Para hetuesve, Klea Prenga nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar.

Agjentët e Komisariatit nr. 1 kanë kryer disa kontrolle në kërkim të të dyjave, por deri tani nuk janë gjetur. Ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.

3 Komente

  1. A
    Ariaja

    E, cfare fituan duke dhunuar ate? Pse nuk dhunon burrin e saj kjo kurvica!????? Burri shkon me kurven, kjo kurvica eshte me kurvice se ajo blogerjaaaaa Dhe me kryesorja: une jam grua vete, por fakti qe burri i asaj shkon me blogeren do te thote se dicka ka ne cift...Shiko nga vetja moj kurivice Berisha.................

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora.vlora

      Prosituta te rendomta "vipe"

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mira

        A. Berisha dhe tek BB vip 1 u skualifikua prej dhunes qe perdori dhe…. Me vone e mernin neper televizione si femer me kultur ku veç kultur nuk jepte ajo per rinin . E degjeneruar pa kultur

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje