Shitet karta e rrallë e Pokemon për 16.5 milionë dollarë, thyhet çdo rekord në ankand

18 Shkurt 2026, 16:25Lifestyle TEMA
Shitet karta e rrallë e Pokemon për 16.5 milionë dollarë,

Një nga figurat më të njohura të internetit, Logan Paul, ka shënuar një rekord botëror pasi ka shitur në ankand një kartë jashtëzakonisht të rrallë të Pokémon, për shumën marramendëse prej 16.5 milionë dollarësh.

Sipas ankandit të organizuar nga Goldin Auctions, bëhet fjalë për kartën legjendare “Pikachu Illustrator”, e konsideruar si një nga kartat më të rralla dhe më të kërkuara nga koleksionistët në botë.

Ankandi zgjati 41 ditë dhe në mbyllje të tij ishte e pranishme edhe Guinness World Records, e cila konfirmoi se ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një kartë tregtare, jo vetëm për kartat Pokémon.

Logan Paul e kishte blerë këtë kartë në vitin 2021 për rreth 5.275 milionë dollarë, duke vendosur edhe atëherë një rekord. Ndërkohë, karta ishte bërë e famshme edhe për një tjetër arsye, pasi Paul e kishte vendosur në një varëse me diamante dhe e kishte mbajtur në qafë gjatë eventit sportiv WrestleMania 38.

Fituesi i ankandit është sipërmarrësi amerikan i kapitalit të rrezikut A. J. Scaramucci, djali i ish-drejtorit të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci.

Kartat “Pikachu Illustrator” janë prodhuar në vitin 1998 si çmime për fituesit e një konkursi ilustrimi në Japoni dhe mendohet se ekzistojnë vetëm disa dhjetëra të tilla në mbarë botën. Karta e Logan Paul është e vetmja e vlerësuar me notën maksimale të cilësisë./E.K

Burimi: Associated Press

3 Komente

  1. B
    Beni

    O zot,pse jane kaq budallenj.Keto jane çmendurite qe prodhon budallalliku dhe perendimi bashke.Nje budallalliku,carte pokomoni,16 milion dollar,vk.Keto pare mund te ndihmonin shume te varfer,po nejse,kemi carten pokemon n'rregull.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labi

      Ben u prish dynjaja komplet!!!

      Përgjigjjuni
    2. G
      Goni

      R.I.P 16.5 milionë. Zot na ruaj mendjen

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje