Ylli i serialit “Stranger Things”, Maya Hawke martohet në fshehtësi në Ditën e Shën Valentinit/FOTO!

17 Shkurt 2026, 17:01Lifestyle TEMA
Ylli i serialit “Stranger Things”, Maya Hawke martohet në

Aktorja e njohur e serialit “Stranger Things”, Maya Hawke, raportohet se i ka dhënë fund beqarisë më 14 shkurt, duke u martuar me muzikantin Christian Lee Hutson në një ceremoni intime dhe romantike në kishën St. George’s Episcopal në Manhattan. Dasma u zhvillua në një atmosferë elegante dhe me pjesëmarrjen e shumë figurave të njohura të Hollywood-it. Babai i aktores, Ethan Hawke, e shoqëroi të bijën drejt altarit. Maya është vajza e parë e çiftit të famshëm, të cilët ishin të martuar nga viti 1998 deri në vitin 2005.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe kolegë të saj nga “Stranger Things”, si Finn Wolfhard, Joe Keery, Caleb McLaughlin, Gaten Matarazzo, Sadie Sink dhe Natalia Dyer. Po ashtu morën pjesë edhe aktorët Sam Nivola dhe Kathryn Newton. Pas ceremonisë, çifti dhe të ftuarit festuan në The Players Members Club, ku pritja vazhdoi për disa orë.

Maya, 27 vjeçe dhe Hutson, 35 vjeç, njiheshin prej rreth katër vitesh përpara se miqësia e tyre të kthehej në romancë. Ata e bënë publike lidhjen në prill 2025 gjatë premierës në Broadway të shfaqjes “John Proctor is the Villain”. Dyshja ndan gjithashtu bashkëpunime artistike në muzikë. Hutson ka kontribuar në albumet e Mayas, përfshirë “Moss” dhe “Chaos Angel” (2024), ndërsa ajo ka marrë pjesë në projektet e tij muzikore, si albumi “Paradise Pop. 10”.

Lini një Përgjigje