Modelja shqiptare rikthehet në Instagram pas hemorragjisë cerebrale, mesazhi prekës!

17 Shkurt 2026, 14:40Lifestyle TEMA
Modelja shqiptare rikthehet në Instagram pas hemorragjisë cerebrale,

Në një betejë të vështirë për jetën, influencuesja dhe modelja shqiptare Dajana Kalo ka dhënë sinjalet e para se po rikthehet.

25-vjeçarja, e cila pësoi një hemorragji cerebrale si pasojë e një malformacioni arteriovenoz, u përball me një periudhë tejet delikate për shëndetin dhe jetën e saj.

Në ditët e para, gjendja e saj ishte dramatike. Dajana humbi aftësinë për të lëvizur dorën dhe këmbën e djathtë dhe u shtrua në kujdes intensiv, ndërsa familjarët luftonin jo vetëm për stabilizimin e gjendjes së saj, por edhe për të siguruar trajtimin më të mirë të mundshëm.

Për javë me radhë, ndërhyrja e nevojshme kirurgjikale dhe procedurat e specializuara nuk ishin të mundura në spitalin ku ajo ndodhej, duke e lënë familjen në pasiguri dhe duke rritur shqetësimin e publikut që ndiqte nga afër situatën e saj.

Në një kohë rekord, mijëra shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit u bashkuan për ta mbështetur përmes një fushate në GoFundMe, të hapur nga motra e saj, Bora Kalo. Falë kësaj nisme, u arrit të mblidhen rreth 200 mijë euro për trajtimin, operacionin dhe fazën e gjatë të rehabilitimit që e pret Dajanën.

Së fundmi, ajo ka ndarë një mesazh publik mirënjohjeje, ku shpreh falënderimet për të gjithë ata që e mbështetën:

“Po përpiqem të rikthehem sërish… Faleminderit nga thellësia e shpirtit për mundësinë që më dhatë që të kurohesha… Gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe do vazhdojë të shkojë edhe më mirë, vetëm me pozitivitet…”

Në mesazhin e saj, Dajana thekson se operacioni ka kaluar me sukses dhe se tashmë ka nisur faza vendimtare e rikuperimit. Ajo shprehet optimiste për përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe falënderon jo vetëm për ndihmën financiare, por edhe për lutjet dhe mesazhet mbështetëse, të cilat, sipas saj, kanë pasur një ndikim shumë të madh në forcën dhe moralin e saj gjatë kësaj periudhe të vështirë.

2 Komente

  1. F
    Fato

    Sa e re . Te shkuara kurajo e mos u dorezo kurre . Kam kaluar vete nje eksperience te tille e vetem kurajo e dashuria e njerezve perreth ma shpejtuan rikthimin . Eshte e veshtire por jo e pamundur

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te shkuara

      Kurajo… je e re dhe ke rruge te gjate perpara. Anurizmi eshte mine me sahat qe askush nuk e di derisa shperthen. Rendesi ka te ndjekesh ecurine pas kesaj. Trupi mund te prodhoje te tjera dhe nje ndjekje vjetore ne cat scan apo MRI, ben te mundur zbulimin dhe nderhyrjen. Uroj te jete e para dhe e fundit kjo qe te ndodhi. Kam 13 vite qe e kam kaluar vete nje anurizem dhe di cfare ndjen ti ne keto kohe. Mos u shqeteso… gjithcka do behet mire dhe mbare si me pare.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje