Flavia Zaka, shqiptarja nga Kanadaja, mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman Baden-Württembergut pas zgjedhjes së bashkëshortit të saj, Cem Özdemir, si kryeministër i ri. Në rast se ai zgjidhet. Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e mediave gjermane jo vetëm për rezultatet politike të të shoqit, por edhe për origjinën dhe karrierën e saj.
Dasma e mbajtur dy javë para zgjedhjeve në Tübingen e solli menjëherë Flavia Zakën në qendër të vëmendjes, me fotot e saj krah Özdemirit që u shpërndanë gjerësisht në rrjet. Edhe në ballon e shtypit të zhvilluar në nëntor në Stuttgart, ajo u shfaq në krah të partnerit të saj, duke tërhequr interesin e fotografëve.
Flavia Zaka ka një histori të veçantë: e lindur në Shqipëri, ajo emigroi në Kanada me familjen në moshën 12-vjeçare. Atje ndërtoi një karrierë si avokate në fushën e mjedisit dhe të drejtave të njeriut, duke punuar si për qeverinë kanadeze, ashtu edhe për organizata joqeveritare. Angazhimi i saj shoqëror është i hershëm, pasi ka drejtuar projekte kundër trafikimit të njerëzve në Ontario, ka dhënë mësime të yoga-s si vullnetare në një repart psikiatrik dhe ka ndihmuar studentët e drejtësisë në konkurse ndërkombëtare.
Si u takuan Cem Özdemir dhe Flavia Zaka
Sipas mediave gjermane, njohja me Cem Özdemirin ndodhi rastësisht në një festë në Stuttgart, ku të dy u takuan për herë të parë. Hapi për të lënë Kanadanë, vendin e punës dhe familjen, nuk ishte i lehtë.
Prej vitit 2025 ata jetojnë së bashku në këtë qytet. Flavia Zaka ka shprehur dashurinë për kulturën gjermane, gjuhën dhe letërsinë, veçanërisht poezinë e Rilkes.
Edhe pse nuk ka zbuluar ende se si do ta formësonte rolin e saj si Zonja e Parë, Flavia Zaka ka theksuar se është një person i hapur dhe i gatshëm për angazhim shoqëror.
“Është një dhuratë të mund të japësh diçka më tej,” ka thënë ajo, duke nënvizuar se do të vazhdojë të kontribuojë pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve.
Nëse Cem Özdemir merr drejtimin e Baden-Württembergut, Flavia Zaka pritet të gjejë mënyrën e saj për të qenë pjesë e jetës publike, duke sjellë një histori emigrimi, karriere ndërkombëtare dhe angazhimi shoqëror që e bën figurën e saj edhe më interesante për publikun gjerman.
Ja qe Flaka gjeti Turkun Gjerman dhe na ra ne dashuri me kulturen Gjermane. Turku do ja mbaj flaken ndezur cuces nga Canadaja me prejardhje Shqiptare. Te na rroje sa malet flaka e ndezur dhe e mbajtur nga turku ne Gjermani
Nje turk me nje grua shqiptare ne krye te landit gjerman.
Nje turk i lindur ne Gjermani, behet Kryeminister i nje Landi ose "Shteti" te federates Gjermane. Kjo eshte shume inkurajuese sepse ne te ardhmen ka mundesi që nje Kurd te behet Kancelar i Gjemanise. Gobalizmi po e ben lesh e li boten, Hajde te na rroje miqesia midis popujve.
Kaq e shemtuar qe ishte ajo ka bere sevap. Kush do e merrte ate 40 vjec pervec ketij Carit