Shteti që i ndalon të huajve që të blejnë banesa

6 Janar 2023, 12:29Lifestyle TEMA

Shteti që i ndalon të huajve që të blejnë banesa
Kanadaja do t’i ndalojë të huajt jorezidentë që të blejnë shtëpi për dy vitet e ardhshme. Ky është një nga premtimet elektorale të Trudeau në fushatën zgjedhore të 2019 dhe tani, 4 vjet më vonë, është në fuqi.

Objektivi i ligjit të ri është të kontrollojë rritjen e çmimeve që ka pësuar tregu i banesave që nga pandemia. Qeveria kanadeze beson se kjo rritje e çmimeve të banesave vjen nga blerës të huaj, të cilët blenë prona të shumta si investime.

Rregulli i ri u miratua nga Parlamenti në qershor. Pavarësisht moslejimit të blerjes për të huajt, ajo u lejohet refugjatëve, studentëve ndërkombëtarë dhe banorëve të përhershëm në Kanada, të cilët do ta përdorin pronën si vendbanimin e tyre kryesor. Përveç kësaj, ata që nuk respektojnë ligjin e ri do të përballen me gjoba deri në 10 000 euro dhe detyrimin për të shitur pronën.

Partia Liberale e Kryeministrit Trudeau ka shpjeguar se, në tregun kanadez të pasurive të paluajtshme, ka pasur operacione të shumta spekulimesh në duart e korporatave dhe investitorëve të huaj, të cilat kanë gjeneruar mungesë strehimi dhe se ai që është në dispozicion, është me çmime të larta. 

Nga faqja e vetë partisë ata kanë shpjeguar se shtëpitë kanadeze po tërheqin spekulatorë, korporata të pasura dhe investitorë të huaj dhe kanë denoncuar se shtëpitë nuk janë për investitorët, por për njerëzit.

Në prill, qeveria kanadeze prezantoi projektin e saj buxhetor për vitin fiskal 2022-2023, i cili fokusohet në uljen e deficitit dhe uljen e kostos së banesave në vend.

4 Komente

  1. T
    Teo

    Mashtrimi rradhes I trudose.te huajt NE kanada kane vec 2 perqind te gjithe tregut,ather si KY 2 perqindsh rrit cmimet per 98 perqind te tregut. Shouted Jan rrit NGA ngritja e kostove te ndertimit e rritja taksave,Jo NGA te huajt. Kete e Di dhe bufi vec komunisti Trudo Castro SE di

    Përgjigjjuni
    1. k
      kanadezi

      Trudeau eshte idjoti me i madh qe eshte ulur ndonjehere ne karriken e K.Ministrit te Kanadase. Jo vetem kaq, por ai po e drejton vendin drejt diktatures, ose e thene ndryshe, Kanadaja eshte zyrtarisht sot nje shtet diktatorial. Mjafton te kujtojme se si qeveria e Trudeau bllokoi llogarite personale te atyre qe protestonin kunder masave anti-kovid apo atyre qe dhuronin para ne mbeshtetje te protestuesve. Baza e kapitalizmit eshte prona private, e cila eshte e paprekshme. Kete koncept nuk e ka me Kanadaja, qe nga dita qe Trudeau mori pushtetin. Po keshtu, planet e tija per te qendruar ne pushtet po realizohen duke sjelle ne Kanada 500 mije emigrante te rinj cdo vit, qe kryesisht do merren nga India, Pakistani e vende te tjera te lindjes, duke i bere te bardhet nje minorance absolute dhe duke konsoliduar pushtetin e tij prej fashisti. Sa per sqarim, ne Kanada, po te emigrosh rregullisht, per 3 vjet si rezident, ke te drejten te aplikosh per shtetesine kanadeze, nje rregull idjot i vendosur nga liberalet, qe kane sjelle ne kete vend llumin e Indise e Pakistanit. Te tere keta emigrante qe permenda me siper do marrin shtetesine dhe te drejten e votes dhe do votojne per ate qe i solli ne kete vend, pra Trudeau-ne.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiptaret jane me idiotet

      S'ka ngel rrace sllave pa ble shtepi ne Shqiperin e idioteve qe nji dite do gjendet minoritet brenda vendit te vet

      Përgjigjjuni
      1. S
        Suksese te metejshme

        Trudoja u bë kryeministër vetë pse është djali I ish kryeministrit të famshëm kanadez Pier Trudo. Mashtron kanadezët si ti dojë palla se aty jetojnë gjithë kombet e botës që gjithë ditën punojnë të paguajnë faturat mujore. Askush nuk ka kohën dhe mundimin për politikën.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje