Superjahti që 'digjte' 600 milionë $ vetëm për të qëndruar i ankoruar

9 Shtator 2025, 10:07Lifestyle TEMA
Superjahti që 'digjte' 600 milionë $ vetëm për

Që nga fundi i vitit 2022, porti i qytetit turk Muğla ka qenë shtëpia e superjahtit luksoz “Eclipse”, një nga më të mëdhenjtë dhe më të shtrenjtët në botë. Çfarë e bën këtë jaht të veçantë nuk është vetëm madhësia ose luksin brenda tij, por rasti i pazakontë i mirëmbajtjes së tij: për gati 1.000 ditë, gjeneratorët e anijes kanë qëndruar të ndezur pa ndërprerje.

Arsyeja? Të ruhet funksionimi i sistemit të kondicionimit të ajrit, i cili mbron ambientet e brendshme luksoze dhe sistemet elektronike nga lagështira e lartë e Turqisë. Ky proces i gjatë mirëmbajtjeje ka një kosto marramendëse: rreth 600 milionë dollarë, vetëm për të mbajtur jahtin në kushte optimale.

“Eclipse” nuk është një mjet lundrues i zakonshëm. Ai është i pajisur me sistem antiraketë, dy vende për uljen e helikopterit, një nëndetëse që mund të zhytet deri në 50 metra, xhama antiplumb dhe pjesë të trupit të blinduar. Brendësia është po ashtu mbresëlënëse: disa pishina, kinema, diskotekë dhe një sërë suita ekskluzive, të shërbyera nga një ekuipazh prej 60 personash.

Pas kësaj periudhe të gjatë qëndrimi, “Eclipse” është rikthyer në det dhe po udhëton drejt Stambollit, ku do t’i nënshtrohet një kontrolli të plotë teknik./ E.K
Burimi: AS.com

5 Komente

  1. t
    tony

    O gazecar kush eshte pronari se keshtu shkruaj dhe une per anijen fluturuese qe kushton nje miliard dollare ok o koqe kanari o gazecar

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

      Tony, respekte. Fjalën e ka thene komentuesi Koro me poshtë. Pak Informacion. Një kishë ne Angli harxhon mesatarisht 5000 pound në muaj per t'u mbajtur hapur. Keshtu që kishat mbijetojne me donacione, ose duke organizuar aktivitete per komunitetin, ku gjenerohen fonde. Ky jahti, harxhon nafte dhe personnel sherbimi kur është i ankoruar . Pra, ja 30 mijë, ja 50 mijë, ja edhe 100 mije dollare ne muaj. Por 600 miljonë dollare? Ore, e di ky gazetari ç'eshte dollari? Apo është thjesht kuqe kandari?

      Përgjigjjuni
    2. L
      Loro

      600 milione dollare?! Ja keni fut nje cik pordhes me duket.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .....

        Vlera e Jahtit nuk shkon aq lere me mirembajtja. Nejse injoranca e Temes dihet tashme

        Përgjigjjuni
        1. Ne 15 vjet total ka kushtuar $40.000.000 mirëmbajtja

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje