TikTok-erja arrestohet pasi vidhte rroba për videot e saj

4 Dhjetor 2024, 16:50Lifestyle TEMA
TikTok-erja arrestohet pasi vidhte rroba për videot e saj

Një modele e njohur e TikTok në SHBA akuzohet se mburrej në rrjet me rroba të vjedhura nga një supermarket në Florida teksa është ndaluar për herë të dytë duke vjedhur nga i njëjti dyqan.

22 vjeçarja Marlena Velez, ishte në media muajin që shkoi për arrestimin, pasi vodhi 16 artikuj me vlerë rreth $500 nga dyqani ‘Target’, para se të identifikohej nga videot e saj në TikTok, që i shpërndante për 400,000 ndjekësit e saj.

Tani ajo përballet me të tjera akuza grabitjeje pas arrestimit të dielën për vjedhje nga i njëjti dyqan, shkruan rrjeti vendas NBC 2. Policia tha se Velez kishte ndërruar kodet e identifikimit të veshjeve në kasën e dyqanit duke përfituar pa paguar veshje dhe artikuj shtëpiakë në vlerë rreth $225.

Në videot e saj në TikTok ajo regjistronte veten duke marrë veshjet në makinë, çka solli dhe më pas identifikimin nga autoritetet.

Modelja e TikTok ka disa precedentë kriminalë, duke përfshirë dhe incidentin e vitit 2019 kur u arrestua për vjedhjen e makinës së shoqes së saj të cilën e kishte përplasur, shkruan rrjeti vendas New York Post.

2 Komente

  1. S
    Salikoqepetulla

    Po per $225 behet fjale lereni te ike se er reklame i ka bere.??

    Përgjigjjuni
    1. t
      tropoja

      kjo qenka si maloket e kukesit qe nxjerrin leket e vjedhura ne tik-tok, me ze dhe figure

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje