Arabia Saudite po përgatitet të sjellë një përvojë të jashtëzakonshme udhëtimi me trenin e saj të parë luksoz me pesë yje, “Dream of the Desert”. Ky projekt ambicioz, i zhvilluar në bashkëpunim mes Saudi Arabia Railways (SAR) dhe markës italiane të luksit, Arsenale S.p.A., pritet të bëjë debutimin e tij në vjeshtën e vitit 2026.
Projektuar nga arkitektja e njohur Aline Asmar d’Amman, treni do të mishërojë trashëgiminë dhe kulturën saudite, duke sjellë një kombinim të rafinuar mes modernitetit dhe traditës. Elementet e dizajnit frymëzohen nga peizazhet mahnitëse të vendeve historike si AlUla, Madain Saleh dhe Hail, duke krijuar një ambient unik dhe elegant për pasagjerët.
Ngjyrat dominuese në brendësi do të jenë nuancat e arta, bezha dhe tonet e errëta, të kombinuara me reflektime kromi që pasqyrojnë peizazhet e shkretëtirës jashtë. Holli i pritjes është dizajnuar në stilin e dhomave tradicionale arabe ku priten mysafirët, me motive gjeometrike dhe elemente druri të gdhendura me dorë. Suitat dhe dhomat e gjumit do të kenë një stil më të pasur, duke përfshirë detaje të Art Deco me divane dhe perde në nuancë smeraldi, panele druri dhe linja të pastra arkitekturore.
Treni do të përbëhet nga 14 vagonë dhe do të ofrojë 34 suita për udhëtarët e tij. Përveç ambienteve të sofistikuara, një restorant i kuruar nga kuzhinierë vendas dhe ndërkombëtarë do të shërbejë gatime të zgjedhura për të plotësuar përvojën ekskluzive të udhëtimit.
Itinerari i “Dream of the Desert” do të përshkojë një distancë prej 1300 kilometrash, duke lidhur kryeqytetin Riad me Qurayyat, pranë kufirit verior me Jordaninë. Gjatë këtij rrugëtimi, treni do të ndalojë edhe në qytetin historik të Hailit, duke ofruar udhëtime një ose dynetëshe. Gjithashtu, në partneritet me Ministrinë Saudite të Kulturës, treni do të ofrojë programe të kuruara kulturore dhe itinerare turistike të integruara me përvojën e udhëtimit.
Shpenzime maremendes milirada Dollare... ne vend te ndimojne njerezimin kudo ne Bote nga varferia ! ndimojne miliarderet te bejne udhetime lluksoze .... pfiu pfiu ka pjerdhur njerezimi...
Shpenzime maremendes milirada Dollare... ne vend te ndimojne njerezimin kudo ne Bote nga varferia ! ndimojne miliarderet te bejne udhetime lluksoze .... pfiu pfiu ka pjerdhur njerezimi...
Do bejne turizem luksoz sheiket me carcaf te shkretetirave qe i ka ngecur ora ne mesjete.
. çfarë bëri jevgu kur u bë mbret??kështu janë këta!!
Po hapet punë për eskorta shqiptare...
Nuk do asnje perendimor te shohe devete e arabeve bythpalare dhe katundet e Jordanise dhe Arabise
Po ju merruni me keta deficentet qe i quani politikane, qe nga pa breke ne bythe vishen me firmato e hane biftek tek Nustreti. Ku i gjeten keta leket e luksit se Arabia dihet
Shqipot vendi mi i varfër në Europë japin mend dhe gjoja mendojnë me lartë se vendet më te zhvilluara te botës siç eshtë Arabia Saudite. Me fjalët turko-arab, te prapambetur që s'dinë gjë ...etj vetekenaqen në mizerje e tyre ekonomike e sociale. Vetem një fakt po them, Arabia Saudite do te bej investime ne USA në mandatin Tramp 600 miliardë dollarë. Fakt tjetër. Qyteti me i madh europian eshtë Stambolli dhe qe për nga pastërtia, siguria, çmimet, trafiku, atraksionet nuk ka një te dytë. Por pak rendesi ka. Melodia vazhdon: turko-arabet e prapambetur.... Urrejtja dhe shpifja janë armët e te dobetit.