Është hedhur shorti për ndarjen e 31 shteteve që do të performojnë në dy netët gjysmëfinale të Eurovision 2025, festivalit më të madh të muzikës në Evropë do të zhvillohet më 13 dhe 15 maj në Zvicër.
Shorti gjysmëfinal u krye nga Jennifer Bosshard dhe Jan van Ditzhuijzen nën mbikëqyrjen e EBU (European Broadcasting Union).
Gjithsej 15 vende do të performojnë në natën e parë të gjysmëfinales, më 13 maj.
16 vende do të performojnë në natën e dytë të gjysmëfinales, më 15 maj.
31 vendet pjesëmarrëse u ndanë në pesë grupe dhe më pas, me anë të shortit, përcaktohej se në cilën nga dy gjysmëfinalet dhe në cilën pjesë (të parën apo të dytën) do të performonin. Gjithashtu, një short shtesë përcaktoi se për cilën gjysmëfinale do të votonin vendet e mëdha (Big 5) dhe vendi pritës, Zvicra.
Zvicra, Italia dhe Spanja do të votojnë në natën e parë gjysmëfinale (13 maj). Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe do të votojnë natën e dytë gjysmëfinale (15 maj).
Në natën e parë vendet pjesëmarrëse u ndanë si më poshtë:
Estonia
Islanda
Polonia
Portugalia
Suedia
Ukraina
Shqipëria
Azerbajxhani
Belgjika
Kroacia
Qipro
Holanda
Norvegjia
San Marino
Gjysmëfinalja e dytë
Armeni
Australi
Austri
Greqi
Irlandë
Letoni
Lituani
Mali i Zi
Republika Çeke
Danimarka ????????
Finlandë
Gjeorgji
Izrael
Luksemburg
Maltë
Serbi
Gjithsej 37 shtete do të marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2025. Nga këto, 31 shtete do të garojnë në gjysmëfinale.
5 vendet e mëdha si Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me Zvicrën, kualifikohen automatikisht për në finalen e madhe.
Shqipëria, e cila do të performojë në gjysmëfinalen e parë, përfaqësohet nga Grupi Shkodra Elektronik me këngën “Zjerm”
Lini një Përgjigje