U arrestua për armëmbajtje pa leje, këngëtari Gjesti lirohet nga paraburgimi

19 Mars 2026, 14:50Lifestyle TEMA
U arrestua për armëmbajtje pa leje, këngëtari Gjesti lirohet

Këngëtari i njohur, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti është liruar nga paraburgimi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë sot aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit, një javë pasi u ndalua.

Këngëtari do të hetohet në gjendje të lirë. Ai u arrestua nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Avokatët e tij, Artan Qerkini dhe Burim Azemi janë shprehur se në bazë të nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, i cili përcakton parimin e proporcionalitetit në caktimin e masave të sigurisë, paraburgimi s’ka qenë masë proporcionale.

Ndërkohë, në llogarinë zyrtare të Gjestit në Instagram, nuk ka ende asnjë reagim./ Burimi:Klan Kosova

3 Komente

  1. j
    joni **

    Avokatet apo leku ,sa eshte denimi per arme mbajtje pa leje ?bythaci Gjesti

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edhe ne KS Drejtesia e perlyer me korrupsion !

      Thyerja e Ligjeve sic zbatohen per te gjithe , dhe anashkalimi se ky tipi ka miliona apo ka fuqi te ndaloje Ligjin per tu zbatuar ! dhe shijon lirine edhe pse ka thyer Ligjet ! habitshmeri se si ne Opinonin e KS Rinia frymezohet te beje krime dhe te shkeli Ligjet si ne kete raste , dhe te perfitoje lirine kundra Ligjeve ne fuqi... Zoti ju dhente mende Drejtesie ne KS... se ky me lirine e fituar as qe nuk ka per te zene mende ! Per kundra zi , do te perserise perseri ne jeten e tije , perseri gabime kundra lIgjeve ne fuqi.. se ka besimin ne vetet vete qe eshte em i forte se sa Ligjet qe duhen zbatuar njesoje per secilin...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje