U gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj, zbulohet shkaku i vdekjes i aktores 24-vjeçare

18 Shkurt 2025, 09:17Lifestyle TEMA
U gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj, zbulohet shkaku i

Një ngjarje e rëndë ka goditur kinematografinë koreano-jugore, pas ndarjes së papritur nga jeta të aktores 24-vjeçare, Kim Sae-Ron.

Ajo u gjet e pajetë nga një miku i saj, i cili shkoi ta vizitonte. Ai njoftoi menjëherë policinë dhe më pas u konfirmua e vdekur në vendngjarje.

Sipas asaj që raportojnë autoritetet, Sae-Ron i ka dhënë fund jetës së saj. Ky vendim ekstrem dyshohet se ka ardhur për shkak të një aksidenti të ndodhur tre vite më parë, duke i kushtuar asaj shumë role në kinematografinë koreane. Ajo u rrit në popullaritet si një yll në moshën 9-vjeçare, në filmat “A Brand New Life” dhe “The Man From Nowhere”.

Kim më vonë mori rolin e saj debutues në dramën televizive të vitit 2016, “Secret Healer” dhe gjithashtu u shfaq në thrillerin “The Villagers”.

Në maj 2022, ajo u përfshi në një incident me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe u gjobit me 11,000 paund nga gjykata.

3 Komente

  1. L
    Lexhenda

    Neë shkruhet new (aq te veshtire e keni?????)

    Përgjigjjuni
    1. L
      Legjenda

      "Lexhenda" shkruhet legjenda.Kaq e veshtire shqipja?

      Përgjigjjuni
      1. a
        al

        lexhenda eshte ironi

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje