VIDEO/ “Mendova se vdiqa” - Momenti kur balena gëlltit një person me kajak, por shpëton

16 Shkurt 2025, 16:08Lifestyle TEMA
VIDEO/ “Mendova se vdiqa” - Momenti kur balena gëlltit një

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në brigjet e Punta Arenas në Kilin Jugor, ku një i ri është gëlltitur nga një balenë, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Siç në pamjet e publikuara në media, të filmuara nga babai i tij, tregojnë momentin kur balena gëlltit të riun, i cili ishte me kajak dhe më pas e nxori nga goja.

24-vjeçari Adrián Simancas tregon se po bënte kajak me babanë e tij, 49 vjeç, teksa një balenë doli në sipërfaqe, duke gëlltitur Adrianin dhe kajakun e tij të verdhë për disa sekonda përpara se ta linte të ikte.

I riu rrëfeu eksperiencën e frikshme, teksa theksoi se mendoi se do të vdiste.Ndërsa babai i tij, vetëm disa metra larg, e ka kapur këtë moment në video.

“Rri i qetë, qëndro i qetë”, dëgjohet të thotë ai pasi djali i tij u lirua nga goja e balenës.

“Mendova se kisha vdekur, mendova se më kishte ngrënë, se më kishte gëlltitur”, ka thënë i riu për mediat.

Ai përshkroi “terrorin” e atyre pak sekondave dhe shpjegoi se frika e tij e vërtetë filloi vetëm pasi doli sërish në sipërfaqe, nga frika se kafsha e madhe do të lëndonte të atin ose se ai do të vdiste në ujërat e ftohta.

Pavarësisht përvojës së tmerrshme, babai i të riut ruajti qetësinë, duke filmuar dhe siguruar djalin e tij.

Pavarësisht frikës, të dy u kthyen në breg të padëmtuar.

E vendosur rreth 1,600 milje (2,600 km) në jug të Santiago, kryeqyteti i Kilit, ngushtica e Magelanit është një atraksion i madh turistik, i njohur për aktivitetet aventureske.

Ujërat e tij të ftohta përbëjnë një sfidë për marinarët, notarët dhe eksploruesit që përpiqen ta kalojnë atë në mënyra të ndryshme.

Megjithëse është verë në hemisferën jugore, temperaturat në rajon mbeten të ftohta, me minimumet që bien në 39F (4C) dhe temperaturat e larta rrallëherë i kalojnë 68F (20C).

Ndërsa sulmet e balenave ndaj njerëzve janë jashtëzakonisht të rralla në ujërat e Kilit.

3 Komente

  1. S
    Sara

    balena thjesht ka luajtur... balenat nuk hane peshqit me te vegjel jo me robin megjithe kajak... tipikisht ushqehen me plankton qe jane organizma shume te vogla

    Përgjigjjuni
    1. P
      Ploti

      Kjo është një sajesë o për klikime o për tjua shitur shtrenjtë mediave këtë video të sajuar.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agimi

        Tamam... sajese e trashe bile

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje