Kate Middleton dhe Princi William ndajnë momentin romantik për ditën e Shën Valentinit

14 Shkurt 2025, 13:40Lifestyle TEMA
Kate Middleton dhe Princi William ndajnë momentin romantik për

Sot më 14 shkurt, Princi dhe Princesha e Uellsit e festuan Shën Valentinin duke publikuar një foto të veçantë në rrjetet sociale, në një moment romantik dashurie.

Të ulur në një pyll, Princi dhe Princesha e Wellsit janë parë mjaft të dashuruar. Në imazhin e publikuar, William e puth Kate në faqe dhe kjo e fundit duket mjaft e emocionuar teksa kanë shtrënguar dhe duart e njëri-tjetrit.mRomanca e çiftit është më e gjatë se 20 vite, të dy ata u takuan në vitin 2001 ndërsa studionin në Universitetin e St.Andrews.

Fejesa e tyre u bë në tetor të vitit 2010, dhe një vit më pas pasoi dhe martesa e tyre, në prill të 2011. Kate dhe William gëzojnë tre fëmijë së bashku.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Catherine Princess of Wales (@katemiddletonprincessofwales)

 

 

Lini një Përgjigje