Aktorja e njohur Adriana Matoshi i ka habitur të gjithë duke i bërë vetës një dedikim të ndjerë në këtë ditë Shën Valentini. Me anë të një story në Instagram, ajo ka falënderuar veten e saj për gjithë forcën që e karakterizon, dashurinë pa kushte që jep teksa shkruan: “Faleminderit që ke dashur pa kushte. Faleminderit që ke dhënë aq shumë dashuri për shoqërinë, për familjen, për ata që të rrethojnë. Ti je një burim i pashtershëm dashurie, dhe shpesh ke fjetur me zemrën e ngarkuar, duke dhënë më shumë sesa ke marrë. Por sot, dua t’iu kujtoj vetes që edhe ti e meriton dashurinë, për kujdesin dhe mirënjohjen.”
Ndër të tjera Adriana i ka premtuar vetes se në këtë ditë të shënuar do të ketë veten prioritet, pasi çdo ditë tjetër të vitit, sipas aktores, është aty për të mbështetur dhe për tu dhënë dashuri të tjerëve.
“Shumë herë ke qenë aty për të tjerët, duke mbajtur peshën e bisedave, duke i mbështetur ata që kishin nevojë për ty, duke ofruar ngushëllim dhe paqe. Ti ke qenë shtylla që të tjerët mund të mbështeteshin, dhe gjithmonë je kujdesur që dashuria të mbizotërojë. Në këtë ditë, do të kujdesem më shumë për veten, do të çmoj më shumë dhe do të vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjithmonë: të dua pa kushte, siç kam dashur të tjerët,” shkruan ajo.
Postimi i plotë:
E dashur Adrianë
Në këtë ditë të shenjtë të Shën Valentinit, kam vendosur të shkruaj një letër për ty, për t’i thënë vetes atë që shpesh harroj t’ja them. Për gjithë dashurinë që kam dhënë, për gjithë atë që kam ofruar, për çdo hap që kam bërë me zemrën time të hapur, sot dua të të them: Të lumtë.
Faleminderit që ke dashur pa kushte. Faleminderit që ke dhënë aq shumë dashuri për shoqërinë, për familjen, për ata që të rrethojnë. Ti je një burim i pashtershëm dashurie, dhe shpesh ke fjetur me zemrën e ngarkuar, duke dhënë më shumë sesa ke marrë. Por sot, dua t’iu kujtoj vetes që edhe ti e meriton dashurinë, për kujdesin dhe mirënjohjen.
Shumë herë ke qenë aty për të tjerët, duke mbajtur peshën e bisedave, duke i mbështetur ata që kishin nevojë për ty, duke ofruar ngushëllim dhe paqe. Ti ke qenë shtylla që të tjerët mund të mbështeteshin, dhe gjithmonë je kujdesur që dashuria të mbizotërojë.
Po, ndonjëherë është e vështirë të kujdesesh për veten në mes të gjithë kësaj, por sot dua të të them: Të dua, dhe të falënderoj që je kjo që je. Je më e fortë dhe më e bukur se çdo gjë që mund të imagjinoje, dhe çdo hap që ke bërë ka pasur rëndësi. Edhe kur nuk e ke parë vetën si duhej, unë e di që ke dhënë gjithçka nga vetja jote.
Nuk ka asgjë që mund të krahasohet me dashurinë që ke shpërndarë. Të dua për ndjeshmërinë në ke, për bujarinë që ke pasur dhe për forcën që ke treguar çdo ditë. Ti je e shkëlqyer, e bukur, dhe e merituar për gjithë dashurinë dhe mirëkuptimin që ke ofruar
Në këtë ditë, do të kujdesem më shumë për veten, do të çmoj më shumë dhe do të vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjithmonë: të dua pa kushte, siç kam dashur të tjerët. E di që kjo është një dhuratë për veten time, një dhuratë që nuk duhet të harroj kurrë.
Te dua, gjithmonë.
Me dashuri të pafund. Adri
Kaq kohe ke dhene dashuri dhe nuk ke marre, atehere nga sot provo te kunderten mbase te dele me mire !!!
Po ai zezaku qe e pallonte e la?
Beni ben gabim me fjalet qe shkruan.Me sa kuptoj ai nuk e njeh dashurine.Adriana eshte nje njeri I respektuar dhe e njeh dashurine.Dashuria nuk kufizohet nga ngjyra e partnerit.Ajo eshte nje artiste e respektuar dhe gezohemi qe luftoj me semundjen dhe fitoi.Urojme te kete jete te gjate e te lumtur .