Kanye West dhe Bianca Censori janë në prag të divorcit pas tre vitesh martesë. Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta me reperin. Dyshja ka shpërthyer në ditët e fundit, dhe shumë media raportojnë se kërkesa për divorc është vetëm një çështje kohe.
Sipas Daily Mail, tensionet mes tyre nisën gjatë ceremonisë së Grammy-ve dhe u intensifikuan pas shpërthimit të reperit me komente antisemitike në X/Twitter. Pas këtyre ngjarjeve, Bianca Censori vendosi të distancohej nga Kanye, duke i dhënë fund marrëdhënies së tyre të mbushur me tensione dhe manipulime.
Sipas raportimeve, Bianca do të marrë 5 milionë dollarë nga Kanye si kompensim pas ndarjes, një marrëveshje që ata kishin bërë verbalisht. Deri tani, ajo ka mbetur në rezidencën e Yeezy në Los Angeles, megjithëse nuk dihet nëse Kanye ndodhet aty. Disa burime thonë se pas ceremonisë së Grammy-ve dhe shpërthimit të marrëdhënies, Kanye është rikthyer në Japoni, ku kaloi shumicën e vitit të kaluar, duke qëndruar në hotele.
EXCLUSIVE: Kanye West and Bianca Censori SPLIT! Couple 'plan to divorce' days after naked Grammys stunt and rapper's vile anti-Semitic meltdown https://t.co/pCJuWqFJxH
— Daily Mail Online (@MailOnline) February 13, 2025
Cer thu mer vlla. Booooo. Si do festojne Valentinin vetem? Lajm me t'hidhur, nuk kam mor ket vit.