Divorci me Kanye West, cila është shuma e majme që mund të marrë Bianca Censori?

15 Shkurt 2025, 22:11Lifestyle TEMA
Divorci me Kanye West, cila është shuma e majme që mund të

Kanye West dhe Bianca Censori duket se janë shumë pranë ndarjes, pasi po shqyrtojnë mundësinë e një divorci, që mund të jetë i dyti për reperin. Pas një paraqitjeje të kontestuar në Grammy Awards dhe komenteve të tij antisemitike, marrëdhënia e çiftit është përballur me vështirësi të mëdha.

Burime të afërta me çiftin kanë konfirmuar se ata kanë kërkuar këshilla nga avokatët për të ndërmarrë hapa ligjorë dhe për të mbyllur martesën e tyre të shkurtër, e cila nisi në dhjetor të vitit 2022. Nëse ndarja realizohet, Bianca Censori do të marrë një shumë prej 5 milionë dollarësh si pjesë e marrëveshjes financiare.

Një burim pranë reperit ka theksuar se çifti janë ndarë dhe pritet që shumë shpejt të dorëzohet dokumentacioni ligjor për të mbyllur këtë kapitull të jetës së tyre.

Pavarësisht situatës, Censori thuhet se është optimiste për të ardhmen dhe beson se mund të kontribuojë pozitivisht në jetën e West.

1 Komente

  1. A
    Ana

    Shyqyr qe do ndahen. Te pakten tani e tutje do ri e veshur se na e shpifi me lakuriqesine e saj si nje dhi e zgjebosur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje